Urdhri i Punonjësve Socialë

This website was created and maintained with the financial support of UNICEF Albania. Its contents are the sole responsibility of Albanian Social Work Order and do not necessarily reflect the views of the UNICEF

Urdhri i Punonjesve Sociale

Rreth Nesh

Misioni i Punonjësve Socialë

Misioni i profesionit të Punës Sociale i ka rrënjët në një tërësi vlerash bazë. Këto vlera qendrore që janë edhe guri themelor i qëllimit dhe i perspektivës së Punës Sociale përfshijnë:

  • Ofrim shërbimi
  • Promovim i drejtësisë sociale
  • Respektim i dinjitetit dhe vlerave njerëzore
  • Rëndësia e marrëdhënieve njerëzore
  • Integritet
  • Kompetencë

RREGULLORE PËR REGJISTRIMIN,
ANËTARËSIMIN DHE LIÇENSIMIN NË URDHRIN
E PUNONJËSVE SOCIALË

Qëllimi i kësaj Rregulloreje është vendosja e kritereve dhe normave për regjistrimin, anëtarësimin dhe pajisjen me liçensën për ushtrimin individual të profesionit të punonjësit social.

LIGJI PËR URDHRIN E PUNONJËSVE SOCIALË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Objekt i këtij ligji është rregullimi i organizimit dhe veprimtarisë së Urdhrit të Punonjësve Socialë, si dhe i marrëdhënieve juridike dhe etiko-profesionale të punonjësve socialë.

Njoftimet

Lexoni Lajmet Tona më të Fundit

Pyetje & Përgjigje

Keni Pyetje Rreth … ?

Janë anëtarë të Urdhrit të Punonjësve Socialë të gjithë punonjësit socialë që përmbushin kriteret e mëposhtme:

  1. të jenë shtetas shqiptarë;
  2. të zotërojnë diplomë të studimeve të larta “Bachelor” në fushën e punës sociale dhe diplomë të nivelit të dytë “Master Shkencor/Profesional” në të njëjtën fushë, lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, brenda apo jashtë vendit, si dhe të njohura e të njëhsuara në Republikën e Shqipërisë nga ministria përgjegjëse për arsimin. ndryshuar
  3. të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, në momentin e kërkesës për anëtarësim;
  4. të njohin dhe të zotohen me shkrim se do të zbatojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi, statutit, dhe Kodin e Etikës dhe Deontologjisë të Punonjësit Social.

Shtetasit e huaj

Shtetasit e huaj, për ushtrimin e profesionit të punonjësit social në Republikën e Shqipërisë, detyrohen të anëtarësohen paraprakisht në Urdhrin e Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë dhe të njohin të gjitha aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë profesionin e punonjësit social. Punonjësi social, shtetas i huaj, që të ushtrojë profesionin si rezident në Shqipëri apo i atashuar në një institucion ku vjen periodikisht për ushtrimin e profesionit, duhet të ketë edhe këto dokumente:

  1. lejen e qëndrimit dhe të punës në Republikën e Shqipërisë;
  2. certifikatën e mirësjelljes (Good Standing Certificate) nga urdhri/dhoma apo shoqata e punonjësve socialë të vendit të vet, ku vërtetohet se është i regjistruar, e ushtron profesionin dhe se nuk ka marrë masa ndëshkimore;
  3. njohjen e diplomës dhe certifikatave të specializimeve të kryera prej tij;
  4. një rekomandim nga një specialist vendas i së njëjtës fushë, anëtar i Urdhrit të Punonjësve Sociale.

Për punonjësin social të huaj, i cili nuk njeh gjuhën shqipe, detyrimisht është kusht të punojë me përkthyes.

Anëtarët e Urdhrit kanë detyrim të paguajnë rregullisht kuotizacionet e anëtarësisë, tarifat e regjistrimit, të licencimit dhe për shërbime të tjera administrative.

Të gjithë punonjësit social të cilët duan të ushtrojnë profesionin janë të detyruar të regjistrohen dhe anëtarësohen pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë.
Dokumentat që duhet të dorëzohen për regjistrim anëtarësim:

  1. Fotokopje e Pasaportës ose Kartë ID të vlefshme;
  2. Kërkesë për anëtarësim (Shkarkojeni këtu: https://urdhriipunonjesvesociale.al/aplikim-per-regjistrim-anetaresim/);
  3. Curriculum Vitae;
  4. Diploma të noterizuara (bachelor dhe master), të cilat vërtetojnë studimet e kryera në fushën e punës sociale dhe titujt e fituar sipas ligjit;
  5. Dëshmi penaliteti. (e tre muajve të fundit);
  6. (Tre) copë fotografi 3 x 4 cm.
  7. Tarifa e Regjistrimit – 2000 lekë (*Kryhet vetëm nje herë në çastin dhe momentin e parë te regjistrimit*).
  8. Kuotizacion vjetor – 5000 lekë.

Pagesat për tarifën e regjistrimit dhe kuotizacioni vjetor mund kryhen në çdo filial të Intesa SanPaolo Bank, Bank IBAN: AL93208110080000021274030701, me përshkrimin: Pagesë për tarifën e regjistrimit dhe pagesë për tarifën e antarsimit në Urdhrin e Punonjësve Socialë

Për shtetasit e huaj:

  1. Leje e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë.
  2. Pashaportë ose Letërnjoftim Çertifikatë e mirësjelljes (Good Standing Certificate) nga Urdhri/Dhoma apo Shoqata të Punës Sociale të vendit të vet, ku vërtetohet se është i regjistruar e ushtron profesionin dhe se nuk është i ndëshkuar dhe me masë disiplonore
  3. Njehësimi i diplomës dhe çertifikatave të specializimeve të kryera prej tij/saj të lëshuara nga autoriteti shqiptar kompetent, si dhe kopje të diplomës dhe të specialitetit të njehësuar.
  4. Rekomandim nga një specialist vendas i së njëjtës fushë, anëtar i Urdhrit të Punonjësve Socialë. Dokumentacioni i paraqitur nga shtetasit e huaj duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i legalizuar, në përputhje me ligjet në fuqi.

Urdhri i Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë lëshon këto dokumenta:

  1. ÇERTIFIKATË TË PRAKTIKËS PROFESIONALE TË PRAKTIKANTIT- për ushtrim të profesionit nën mbikëqyrje. Me këtë dokument pajisen punonjësit socialë të sapodiplomuar, pasi të kenë bërë regjistrimin e Praktikës Profesionale pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë. Çertifikata është e vlefshme vetëm për periudhën e kryerjes së praktikës profesionale.
  2. LICENSË PËR USHTRIMIN INDIVIDUAL TË PROFESIONIT PËR PUNONJËSIN SOCIAL - është licensa për ushtrim të pavarur dhe i lëshohet sipas profilizimit të punonjësit social bazuar në profilin e diplomimit dhe eksperiencën e punës, i cili është i regjistruar si anëtar në Regjistrin Themeltar të Urdhrit të Punonjësve Socialë të Shqipërisë. Kjo licensë është e vlefshme për 5 (pesë) vjet dhe me kalimin e këtij afatit rinovohet në bazë të kritereve dhe të dokumentacionit të përcaktuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të rregulluar të punonjësit social, çdo kandidat duhet:

  • të regjistrohet dhe antarësohet në Urdhrin e Punonjësve Socialë
  • të kryejë praktikën profesionale;
  • të kryejë provimin e shtetit;

Lexoni të plotë rregulloren e praktikës profesionale në linkun: https://urdhriipunonjesvesociale.al/wp-content/uploads/2023/01/Rregullore-praktika-profesionale.pdf

Me datë 11.10.2022, Urdhri i Punonjësve Social ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rregullimin e mënyrës së ushtrimit të profesionit të punonjësit socialë.

Në nenin 5 të kësaj marrëveshje përcaktohen rastet e përjashtimit nga praktika profesionale si mëposhtë:

  1. Përjashtohet plotësisht nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale kandidati i cili provon se:
    • Ka ushtruar profesionin në mënyrë të rregullt profesionin si punonjës social, për të paktën një vit para hyrjes në fuqi të Rregullores së Praktikës Profesionale (hyja në fuqi Rregullores së Praktikës Profesionale 27.12.2022).
  2. Përjashtohet pjesërisht nga detyrimi për kryerjen e paktikës profesionale, kandidati i cili provon se:
    • Ka ushtruar profesionin në mënyrë të rregullt si punonjës social, për më pak se një vit para hyrjes në fuqi të Rregullores së Praktikës Profesionale për Profesionin e Rregulluar të Punonjësit Social (hyja në fuqi Rregullores së Praktikës Profesionale 27.12.2022).
    • Subjekti është i detyruar të vazhdojë praktikën deri sa, së bashku me kohën që i konsiderohet e përjashtuar nga prakitka sipas shkronjës a, të kësaj pike, të plotësojë të paktën një vit praktikë

Me datë 27.12.2022 është firmosur Urdhëri i Përbashkët “Për Miratimin e Rregullores së Praktikës Profesionale për Profesionin e Rregulluar të Punonjësit Social në Republikën e Shqipërisë.

Bazuar në ligjin Nr. 163/2014 (i ndryshuar) për Urdhrin e Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë, të ligjit Nr.10 171, datë 22.10.2009 për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë, në Statutin e Urdhrit të Punonjësve Socialë, në Rregulloren për Regjistrin, Anëtarësimin dhe Licensimin në Urdhrin e Punonjësve Socialë, Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe ne Rregulloren e Praktikës Profesionale për Profesionin e Rregulluar të Punonjësit Social në Republikën e Shqipërisë kriteret për miratimin e aplikimeve për licensim për kandidatët që përjashtohen nga praktika profesionale janë si vijon:

  • të jenë shtetas shqiptarë;
  • të kenë diplomën e studimeve të larta “Bachelor” dhe “Master shkencor” ose “Master profesional” në punë sociale sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë, lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, brenda apo jashtë vendit, të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin (përpara dates 26.11.2020, ndryshimet e fundit ligjore të ligjit Nr.163/2014).
  • të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, që lidhet me ushtrimin e profesionit, në momentin e kërkesës për anëtarësim.
  • të kete ushtruar në mënyrë të rregullt profesionin si punonjës socialë, për të paktën një vit para hyrjes në fuqi (27.12.2022) të Rregullores së Praktikës Profesionale.
  • kandidatët që kanë ushtruar profesionin në mënyrë të rregullt si punonjës social, për më pak se një vit para hyrjes në fuqi (27.12.2022) të Rregullores së Praktikës Profesionale për Profesionin e Rregulluar të Punonjësit Social janë të detyruar të vazhdojnë praktikën deri sa, së bashku me kohën që iu konsiderohet e përjashtuar nga prakitka të plotësojnë të paktën një vit praktikë.

Kandidatët që përjashtohen plotësisht dhe pjesërisht nga praktika profesionale fillimisht janë të detyruar të regjistrohen dhe anëtarësohen në Urdhrin e Punonjësve Socialë.

Kandidatët që përjashtohen pjesërisht kanë të drejtë të aplikojnë për licensim kur të plotësohet afati kohor prej një viti i praktikës.

Dokumentacioni i kërkuar për t’u licensuar për kandidatët që përjashtohen nga praktika profesionale:

  1. Fotokopje e Pasaportës ose Kartë ID të vlefshme;
  2. Kërkesë për liçensim (Shkarkojeni këtu: https://urdhriipunonjesvesociale.al/aplikim-per-regjistrim-anetaresim/);
  3. Curriculum Vitae;
  4. Diploma të noterizuara (bachelor dhe master), të cilat vërtetojnë studimet e kryera dhe titujt e fituar sipas ligjit në fushën e punës sociale;
  5. Vertetim origjinal dhe i protokolluar se ke ushtruar profesionin e punonjësit social për të pakten 1 vit perpara dates 27.12.2022 të bashkëshoqëruar me vërtetimin për derdhjen e kontributeve dhe sigurimeve shoqerore (e-albania);
  6. Dëshmi penaliteti. (e tre muajve të fundit);
  7. Tre copë fotografi 3 x 4 cm.

Vertetimin e punësimit mund ta kërkoni pranë punëdhenësit ku keni ushtruar profesionin si punonjës/e social/e. Vertetimi duhet të jetë i protokolluar dhe të specifikohet eksperienca punës si punonjës social. Gjithashtu duhet të specifikohet subjekti i vertetimit drejtuar Urdhrit të Punonjësve Socialë.

Në mënyrë periodike Urdhri i Punonjësve Socialë publikon listë me emrat e kandidatëve të kualifikuar për licensë. Çdo kandidatë të cilit i publikohet emri në listen e të kualifikuarve për licensë duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:

  1. Të bëjë pagesën e miratuar prej 15.000 lekë (te reja) në çdo filial të Intesa SanPaolo Bank, Bank IBAN: AL93208110080000021274030701, me përshkrimin: Pagesë për tarifën e licensimit pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë
  2. Të paraqiten pranë zyrave të Urdhrit të Punonjësve Socialë me mandatin e pagesës dhe me një mjet identifikimi për të tërhequr licensën.

Punonjësit sociale të diplomuar pas vitit 2020 dhe dhe punonjësit socialë të diplomuar para vitit 2020 por që nuk kanë eksperiencë punë si punonjës social kanë të drejtë të regjistrohen dhe antarësohen në Urdhrin e Punonjësve Socialë. Për t’u paisur me licensë duhet të ndjekin hapat e mëposhtëm:

  • të regjistrohet dhe antarësohet në Urdhrin e Punonjësve Socialë;
  • të kryejë praktikën profesionale;
  • të kryejë provimin e shtetit;

Për çdo punonjës social që i nënshtrohet praktikës profesionale hapet dosja individuale ku duhet të dorëzohen dokumentat si vijon:

  1. Fotokopje e Pasaportës ose Kartë ID të vlefshme;
  2. Kërkesë për anëtarësim (Shkarkojeni këtu: https://urdhriipunonjesvesociale.al/aplikim-per-regjistrim-anetaresim/);
  3. Curriculum Vitae;
  4. Diploma të noterizuara (bachelor dhe master), të cilat vërtetojnë studimet e kryera dhe titujt e fituar sipas ligjit;
  5.  Dëshmi penaliteti. (e tre muajve të fundit);
  6. (Tre) copë fotografi 3 x 4 cm.
  7. Tarifa e Regjistrimit – 2000 lekë (*Kryhet vetëm nje herë në çastin dhe momentin e parë te regjistrimit*).
  8. Kuotizacion vjetor – 5000 lekë.

Pagesat për tarifën e regjistrimit dhe kuotizacioni vjetor mund kryhen në çdo filial të Intesa SanPaolo Bank, Bank IBAN: AL93208110080000021274030701, me përshkrimin: Pagesë për tarifën e regjistrimit dhe pagesë për tarifën e antarësimit në Urdhrin e Punonjësve Socialë.

  1. Praktika profesionale synon përvetësimin efektiv të njohurive teknike, praktike dhe etike të profesionit, mënyrat e së cilës përcaktohen nga Ministria që mbulon fushën profesionale të punës sociale, me propozimin e Urdhrit të Punonjësve Sociale.
  2. Praktika profesionale mund të kryhet pranë një personi fizik ose juridik, privat ose publik.
  3. Urdhri i Punonjësve Socialë bën regjistrimin e kandidatëve për kryerjen e praktikës profesionale dhe siguron që praktika të kryhet nën drejtimin e një profesionisti, i cili e ushtron profesionin, prej jo më pak se tre vjetësh dhe jep garanci të mjaftueshme për përgatitjen teoriko-praktike të praktikantit.
  4. Në përfundim të praktikës profesionale, kandidati i nënshtrohet “Vlerësimit për aftësimin praktik” sipas ligjit.
  5. Gjatë zhvillimit të praktikës profesionale, praktikantit i paguhen sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore nga subjekti, pranë të cilit ai kryen praktikën profesionale.

Lexoni të plotë rregulloren e praktikës profesionale në linkun: https://urdhriipunonjesvesociale.al/wp-content/uploads/2023/01/Rregullore-praktika-profesionale.pdf

Mund të aplikojnë për t’u anëtarësuar dhe liçensuar nga Urdhri i Punonjësve Socialë vetëm ata individ të cilat kanë ciklin bazë (bachelor) në punë sociale dhe masterat e mëposhtëm:

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Shkencave Sociale, Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale

  • Master profesional në “Punë Sociale të Avancuar” me drejtim në shëndetësi dhe arsim;
  • Master profesional “Analist i Politikave Sociale”;
  • Master Shkencor në “Punë Sociale të Avancuar” me tre drejtime: klinik, politikë sociale dhe organizim komunitar;
  • Master Shkencor në “Administrimin e Shërbimeve Sociale”;
  • Master Shkencor në “Çështje të Fëmijës dhe Familjes”;
  • Master Shkencor në “Shërbime Sociale në Drejtësinë Penale”;
  • Master Shkencor në “Komunikimin për Ndryshimin Social dhe të Sjelljes;
  • Master shkencor në “Përkatësi gjinore dhe zhvillim”;

Universiteti i Elbasanit, Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukatës Qytetare

  • Master Shkencor në Shërbime Sociale;
  • Master Profesional Familja dhe Fëmijët;
  • Master Profesional Shërbim Prove;

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Fakulteti i Edukimit

  • Master profesional në Shërbime Sociale dhe Komunitare;

Universiteti i Shkodres Luigj Gurakuqi, Departamentit Psikologji-Punë Sociale

  • Master profesional Shërbime Sociale

Universiteti Barleti, Tiranë, Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit

  • Master Shkencor Punë Sociale në Sistemin Arsimor

Çdo punonjës social që ka mbaruar studimin bazë bachelor në punë sociale dhë ciklin e dytë në një nga masterat e listuar mësipër mund te aplikojë për regjistrim, anëtarësim dhe licensim.

Çdo individ që ka përfunduar ciklin bachelor dhe master në degë të përafërta (psh. Administrim dhe Politikë Sociale, Sociologji, Filozofi, Psikologji etj) nuk mund të regjistrohet dhe antarsohet në Urdhrin e Punonjësve Socialë.

Çdo individ i cili nuk zotëron të dyja ciklet në punë sociale dhe ka punuar për një periudhe kohe prej 10 vitesh si punonjës social (përpara dates 26.11.2020, ndryshimet e fundit ligjore të ligjit Nr.163/2014) mund të anëtarësohet dhe licensohet bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 228, datë 13.4.2022 për përcaktimin e procedurave, kritereve dhe afateve për ndjekjen e programeve të formimit e të kualifikimit profesional, të afateve të vazhdimit të ushtrimit të profesionit dhe të anëtarësimit në urdhrin e punonjësve socialë për individët që nuk kanë formimin e kualifikimin profesional minimal.

Lexoni të plotë VKM Nr. 228, datë 13.4.2022: https://urdhriipunonjesvesociale.al/wp-content/uploads/2022/12/VKM-dispozita-kalimtare.pdf

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për regjistrimin e përkohshëm:

  1. Fotokopje e Pasaportës ose Kartë ID të vlefshme;
  2. Kërkesë për anëtarësim (Shkarkojeni këtu: https://urdhriipunonjesvesociale.al/aplikim-per-regjistrim-anetaresim/);
  3. Curriculum Vitae;
  4. Diploma të noterizuara (bachelor dhe master), të cilat vërtetojnë studimet e kryera dhe titujt e fituar sipas ligjit;
  5.  Dëshmi penaliteti. (e tre muajve të fundit);
  6. Tarifa e Regjistrimit të përkohshëm – 2000 lekë

Pagesat për tarifën e regjistrimit të përkohshëm mund kryhen në çdo filial të Intesa SanPaolo Bank, Bank IBAN: AL93208110080000021274030701, me përshkrimin: Pagesë për tarifën e regjistrimit të përkohshëm në Urdhrin e Punonjësve Socialë

Adresa e zyrave të Urdhrit të Punonjësve Socialë, si më poshtë vijon:

Urdhri i Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë, rruga “Jusuf Vrioni”, Pallati 1, Kati i I-rë , Tiranë, Shqipëri.

Orientimi në hartë:

https://www.google.com/maps/place/AQSCERT+(+Certificatoins+%26Inspection+Body)/@41.319364,19.8059693,19z/data=!4m6!3m5!1s0x1350305551c77db3:0x912fa9930e7ed9b1!8m2!3d41.3194004!4d19.8058937!16s%2Fg%2F11gbp0p92x

Nuk e morët përgjigjen tuaj? Ju lutemi vizitoni faqen tonë FAQ për të mësuar më shumë.

FAQ - Urdhri i Punonjesve Sociale