Komisioni i Liçensimit – Urdhri i Punonjësve Socialë

This website was created and maintained with the financial support of UNICEF Albania. Its contents are the sole responsibility of Albanian Social Work Order and do not necessarily reflect the views of the UNICEF

Komisioni i Liçensimit

Komisioni i Liçencimit kryen këto funksione: a) bashkëpunon me Institucionet kompetente për miratimin e rregullave për liçensimin e punonjësve socialë; b) miraton zyrtarisht dhënien e Liçencës profesionale për punonjësit socialët, që kanë kryer provimin e shtetit; c) verifikon plotësimin e kushteve ligjore për liçencimin e punonjësve socialë, që përjashtohen nga detyrimi për të dhënë provimin e shtetit dhe miraton liçensimin e tyre. Përjashtohen nga detyrimi për të dhënë provimin e shtetit punonjësit social që, në çastin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve të fundit (ligji Nr. 141/2020) të ligjit Nr. 163/2014 “Për Urdhrin e Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë”, ushtrojnë ose kanë ushtruar profesionin e punonjësit socialë, si dhe punonjsit socialë, të cilët e fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar jashtë Republikës së Shqipërisë, në përputhje me përcaktimet e Këshillit të Ministrave; d) informon Këshillin Kombëtar për të gjitha liçencimet e kryera, si dhe për rastet e refuzimit të liçencimit;