This website was created and maintained with the financial support of UNICEF Albania. Its contents are the sole responsibility of Albanian Social Work Order and do not necessarily reflect the views of the UNICEF
Parathënie
Puna sociale është veprimtaria profesionale e bazuar te praktika, si dhe një disiplinë akademike që promovon ndryshimin, zhvillimin, kohezionin social dhe drejtësinë sociale, si dhe fuqizimin dhe pavarësimin e njerëzve. Misioni i profesionit të Punës Sociale është të përmirësojë mirëqenien e popullsisë dhe të ndihmojë në plotësimin e nevojave bazë të të gjithë njerëzve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë nevojave dhe fuqizimit të personave që përballen me probleme të mbijetesës, që janë viktima të dhunës apo shfrytëzimit dhe që rrezikojnë të mbeten në ciklin e përjashtimit ekonomik dhe social. Një tipar karakteristik dhe përcaktues i Punës Sociale është fokusi i dyfishtë i profesionit si tek mirëqenia e individit brenda kontekstit social, ashtu edhe tek mirëqenia në tërësi e shoqërisë. Është shumë e rëndësishme që Puna Sociale t’i kushtojë vëmendje të veçantë forcave të mjedisit të cilat shkaktojnë apo zbusin problemet e jetesës.
Punonjësit socialë promovojnë drejtësinë sociale dhe ndryshimin social në emër të klientëve. Termi “Klient” përdoret posaçërisht për t’iu referuar individëve, familjeve, grupeve, organizatave dhe komuniteteve që përfitojnë nga shërbimet e punonjësve socialë. Punonjësit socialë janë të ndjeshëm ndaj diversitetit etnik-kulturor, e luftojnë për t’i dhënë fund përjashtimit social, varfërisë dhe formave të tjera të padrejtësisë sociale. Këto aktivitete mund të realizohen nëpërmjet praktikës direkte, organizimit të komunitetit, supervizionit, konsultimit, administrimit, advokacisë, veprimit social dhe politik, zhvillimit dhe zbatimit të politikave sociale, këshillimit, edukimit, kërkimit, dhe vlerësimit. Punonjësit socialë synojnë të pasurojnë kapacitetin e njerëzve për të plotësuar vetë nevojat e tyre, si dhe të nxisin organizata, komunitete, dhe institucione të tjera sociale për t’iu përgjigjur nevojave dhe problemeve sociale që përjeton individi.
Misioni i profesionit të Punës Sociale i ka rrënjët në një tërësi vlerash bazë. Këto vlera qendrore që janë edhe guri themelor i qëllimit dhe i perspektivës së Punës Sociale përfshijnë:
Kjo tërësi vlerash themelore pasqyron atë që është unike në profesionin e punonjësit social. Vlerat bazë dhe parimet që rrjedhin nga to, duhet të balancohen brenda kontekstit dhe kompleksitetit së eksperiencës njerëzore.
Qëllimi i Kodit Etik
Etika profesionale është në qendër të Punës Sociale. Profesioni ka për detyre të artikulojë vlerat e tij bazë, parimet, dhe standardet etike. Kodi Etik i përcakton këto vlera, parime dhe standarde me qëllim që të udhëheqë sjelljen profesionale të punonjësit social. Kodi vlen për të gjithë punonjësit socialë dhe studentët e Punës Sociale, pavarësisht nga funksionet e tyre profesionale, vendi i punës, apo popullata së cilës i shërbejnë.
Kodi Etik ka gjashtë qëllime kryesore:
Urdhëri i Punonjësve Socialë Shoqata Kombëtare e Punonjësve Socialë mbështetet në procedura formale për të gjykuar mbi ankimet për çështje etike ndaj anëtarëve të saj. Me pranimin e Kodit, punonjësve socialë u kërkohet të bashkëveprojnë në zbatimin e tij, të marrin pjesë në procedurat e gjykimit të Urdhërit dhe t’i përmbahen rregullave disiplinore apo sanksioneve të bazuara në të.
Kodi ofron një tërësi vlerash, parimesh dhe standardesh, të cilat udhëheqin vendimmarrjen dhe sjelljen profesionale në rastin kur diskutohen çështje etike. Ai nuk ofron një tërësi rregullash, të cilat paracaktojnë sjelljen e punonjësve socialë në të gjitha situatat. Aplikimet specifike të Kodit duhet të realizohen duke patur parasysh si kontekstin gjatë të cilit ky Kod po merret në konsideratë, ashtu edhe mundësinë e rënies në konflikt mes vetë vlerave, parimeve dhe standardeve të Kodit. Përgjegjësitë etike rrjedhin nga marrëdhëniet njerëzore, personale, familjare, sociale dhe ato profesionale, karakteristike për mjedisin ku është në diskutim sjellja profesionale.
Me tej, Kodi Etik nuk specifikon se cilat vlera, parime dhe standarde janë më të rëndësishme dhe duhen vlerësuar më tepër në rast se ka konflikt mes tyre. Vendim-marrja etike në një situatë të caktuar duhet të përfshijë gjykimin individual të punonjësit social dhe gjithashtu duhet të marrë në konsideratë mënyrën sesi çështjet do të ishin gjykuar nga një grup profesionistësh në një proces ku do të vlerësoheshin standardet etike të profesionit të aplikuara në këtë situatë.
Vendim-marrja etike është një proces. Ka shumë raste në Punë Sociale kur përgjigje të thjeshta nuk ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve komplekse etike. Punonjësit socialë duhet t’i kenë parasysh të gjitha vlerat, parimet dhe standardet e Kodit Etik, që janë të 6 rëndësishme për situatën gjatë së cilës kërkohet gjykim etik. Vendimet dhe veprimet e punonjësve socialë duhet t’i përmbahen frymës dhe mesazhit që përcjell ky Kod.