Njoftim për shtyrje afati
January 21, 2025

Të nderuar antarë,
Në kuadër të zhvillimit të zgjedhjeve për organet drejtuese (Kryetar dhe Anëtarë të Këshillit Kombëtar) të Urdhrit të Punonjësve Socialë, bazuar në ligjin nr. 163/2014, “Për Urdhrin e Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ju njoftojmë se afati për dorëzimin e dokumentacionit është shtyrë me 10 ditë.
Afati i ri për dorëzimin e dokumenteve është deri më 27 Janar 2025.
Ftohen të gjithë të interesuarit të përgatisin dhe të paraqesin dokumentet e nevojshme sipas kritereve të përcaktuara në ligj, pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë.
KRITERET PËR KRYETAR
Kandidatët duhet të përmbushin këto kritere:
a) të jenë shtetas shqiptarë, rezidentë në Shqipëri;
b) të jenë anëtarë të Urdhërit dhe të jenë jo më shumë se në moshën e daljes në pension në momentin e zgjedhjes;
c) të kenë jo më pak se 5 (pesë) vjet përvojë në ushtrimin e profesionit të punonjësit social ndryshuar
ç) të kenë aftësi komunikuese, organizuese dhe drejtuese;
d) të mos jenë marrë ndaj tyre masa ndëshkimore disiplinore në 5 vitet e fundit;
dh) të mos jenë dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale.
Dokumentet e kërkuara për aplikim: Letër motivimi. Curriculum vitae. Vërtetim për përvojën në profesion. Vërtetim që nuk kanë marrë masa ndëshkimore disiplinore në 5 vitet e fundit. Dëshmi penaliteti.
KRITERET PËR ANËTARËT E KËSHILLIT KOMBËTAR
Kandidatët duhet të përmbushin këto kritere:
a) të jenë shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Shqipëri;
b) të jenë anëtarë të Urdhrit;
c) të kenë përvojë jo më pak se 5 (pesë) vjet në ushtrimin e profesionit të punonjësit social;
ç) të mos kenë marrë masë disiplinore në 5 (pesë) vitet e fundit;
d) të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
Dokumentet e kërkuara për aplikim: Letër motivimi. Curriculum vitae. Vërtetim për përvojën në profesion. Vërtetim që nuk kanë marrë masa ndëshkimore disiplinore në 5 vitet e fundit. Dëshmi penaliteti. Të gjitha dokumentet duhet të jenë të njehsuara me origjinalin.
Dokumentat duhet të dorëzohen dorazi ose me postë pranë zyrave të Urdhrit të Punonjësve Socialë në adresën: Rruga “Jusuf Vrioni”, Pallati 1, Kati i I-rë, Tiranë. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave është 27 Janar 2025.
Urdhri i Punonjësve Socialë në Shqipëri
Rruga “Jusuf Vrioni”, Pallati 1, Kati i I-rë, Tiranë, Shqipëri
Email: ups@epunasociale.al;