Urdhri i Punonjësve Socialë organizon tryezën “Roli i punonjësit socialë në parandalimin e krimeve tek të miturit
November 27, 2024
Më datë 21 Tetor, u zhvillua me sukses takimi i organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ku mori pjesë stafi i punonjësve socialë të angazhuar në sistemin e burgjeve. Tema e këtij takimi ishte:
“Roli i punonjësit social në sistemin e burgjeve dhe parandalimin e krimit tek të miturit”.
Takimi u fokusua në trajtimin e disa prej çështjeve kryesore që lidhen me:
- Rëndësinë e punës së punonjësve socialë në sistemin penitenciar, veçanërisht në mbështetjen dhe rehabilitimin e të miturve.
- Praktikat e mira dhe strategjitë e avancuara për parandalimin e sjelljeve kriminale tek të rinjtë.
- Përmirësimin e shërbimeve sociale në trajtimin e të miturve me probleme të sjelljes ose në konflikt me ligjin.
- Identifikimin dhe adresimin e sfidave që përballojnë punonjësit socialë në punën e tyre të përditshme.
Në këtë takim, pjesëmarrësit ndanë përvojat dhe sfidat e tyre dhe propozuan zgjidhje të reja për të rritur efektivitetin e ndërhyrjeve sociale në këtë fushë të rëndësishme. Gjithashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve për të garantuar mbështetje gjithëpërfshirëse për të miturit në nevojë.