NJOFTIM

Në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve për organet drejtuese (Kryetar dhe Anëtarë të Këshillit Kombëtar) të Urdhrit të Punonjësve Socialë, hapet thirrja për aplikim të anëtarëve të Komisionit Zgjedhor.

Për të mbikqyrur proçesin e zgjedhjeve do të krijohet një komision zgjedhor i cili do të përbëhet nga 3 anëtarë të Urdhrit të cilët kanë një experiencë të paktën 10 vite në profesion.

Detyrat e Komisionit zgjedhor janë:

  1. Komisioni do të ketë përgjegjësinë e shqyrtimit të kërkesave për tu kandiduar;
  2. Do të përgatisë fletët e votimit si dhe ambientet ku do të kryhet votimi;
  3. Do të administrojë procesin, do të organizojë numërimin dhe do të shpallë rezultatet e zgjedhjeve;

Dokumentacioni i nevojshëm për shprehjen e interesit për anëtar të Komisionit Zgjedhor është:

  • Letër interesi
  • Jetë Shkrimi (Cv)
  • Dëshmi Penaliteti
  • Vërtetim për eksperiencën e punës në profesion

Afati i fundit I aplikimit është data 15.11.2024 ora 17:00.

Dokumentat dorëzohen dorazi ose me postë në adresën: Rr. “Jusuf Vrioni” Pallati 1, Kati I-rë, Tiranë

Faleminderit.