NJOFTIM: PËR ZHVILLIMIN E PROVIMIT TË AFTËSIMIT PRAKTIK PËR PUNONJËSIT SOCIAL
June 5, 2025
Në vijim të takimit të zhvilluar në platformën zoom më punonjësit social të cilët i nënshtrohën praktikës profesionale më poshtë do gjeni informacionin dhe listën e dokumentacionit.
Të gjithë punonjësit social anëtarë aktiv të Urdhrit të Punonjësve Socialë të cilët kanë eksperincë punë në profesion për të paktën një vit deri në muajin dhjetor 2022 përjashtohen nga testi I aftësimit praktik pranë Urdhrit dhe presin vetëm datën e provimit të shtetit nga QSHA. Lista e dokumentave që duhet të sjellin punonjësit social që përjashtohen nga praktika profesionale janë:
- Vlerësim performancë nga punëdhënësi (format i zakonshëm që përdorin institucionet)
- Vertetim origjinal dhe i protokolluar nga institucioni se ke ushtruar profesionin e punonjësit social për të pakten 1 vit perpara dates 27.12.2022
- Vërtetim me vulë elektronike për derdhjen e kontributeve dhe sigurimeve shoqerore (e-albania);
- Notë shpjeguese ( format I bërë nga vetë aplikantët që kanë ushtruar profesionin për të paktën një vit deri në dhjëtor 2022 dhe që nuk I nënshtrohen testit të aftësimit praktik).
Punonjësit socialë të cilët kanë ushtruar profesionin për të paktën 1 -vit deri në muajin maj 2025 dhe nuk janë regjistruar tek regjistri I praktikës së Urdhrit të Punonjësve Socialë por janë anëtarë aktiv të Urdhrit do ti nënshtrohen testit të aftësimit praktik pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe nëse dalin me sukses ju lind e drejta për të marrë pjesë në provimin e shtetit nga QSHA. Lista e dokumentave që duhet të sjellin:
- Vlerësim performancë nga punëdhënësi (format i zakonshëm që përdorin institucionet)
- Vertetim origjinal dhe i protokolluar nga institucioni se ke ushtruar profesionin e punonjësit social për të pakten 1 vit deri ne fund të muajit maj 2025
- Vërtetim me vulë elektronike për derdhjen e kontributeve dhe sigurimeve shoqerore (e-albania);
Punonjësit Socialë që janë regjistruar tek regjistri I praktikës pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe që kanë kryer një vit praktike deri me datë 31 maj 2025 do ti nënshtrohen testit të aftësimit praktik pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe nëse dalin me sukses ju lind e drejta për të marrë pjesë në provimin e shtetit nga QSHA. Lista e dokumentave që duhet të sjellin:
- Vlerësim nga Supervizori I Praktikës (vleresimin mund ta shkarkoni në këtë link: https://www.epunasociale.al/praktika-profesionale/dokumentacioni-i-nevojshem-regjistrim)
- Vërtetim me numër protokolli për zhvillimin e praktikës ( lëshuar nga institucioni përkatës)
- Vertetim për derdhjen e kontributeve për periudhën e praktikës
Afati I fundit për dorëzimin e dokumentave është data 12.05.2025. Dokumentat mund ti sillni dorazi ose me postë në adresën Rruga “Jusuf Vrioni”, Pallati 1, Kati i I-rë, Tiranë.
Pyetjet orientuese për testin e aftësimit praktik i gjeni në këtë link: https://urdhriipunonjesvesociale.al/pyetje-orientuese-per-vleresimin-e-praktikes-profesionale-ne-pune-sociale/
Të gjithë anëtarët që do dorëzojnë dokumentat duhet të sigurohen që janë anëtare aktiv dhe kanë paguar tarifën e kuatacionit për vitin 2024 dhe 2025.
