Komisioni i Gjykimit Disiplinor Profesional – Urdhri i Punonjësve Socialë

This website was created and maintained with the financial support of UNICEF Albania. Its contents are the sole responsibility of Albanian Social Work Order and do not necessarily reflect the views of the UNICEF

Komisioni i Gjykimit Disiplinor Profesional

  1. Pranë Këshillit Kombëtar funksionon Komisioni i Gjykimit Disiplinor Profesional, i cili është organ i gjykimit profesional.
  2. Komisioni verifikon dhe shqyrton ankesat e bëra nga çdo person apo institucion në organet e Urdhrit, të cilat lidhen me ushtrimin e profesionit dhe përbëjnë shkelje të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë të Punonjësit Social.
  3. Komisioni i Gjykimit Disiplinor Profesional përbëhet nga 7 anëtarë, të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar. Anëtarët e zgjedhur të Komisionit të Gjykimit Disiplinor Profesional duhet të jenë anëtarë të Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe të licensuar por nuk duhet të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar.
  4. Mënyra e ngritjes dhe funksionimit të Komisionit të Gjykimit Disiplinor Profesional përcaktohet në rregulloren e gjykimit profesional të Urdhrit.