Takim me antarësinë-Qarku Fier
November 27, 2024
Fier, 6 Nëntor 2024 – Urdhri i Punonjësve Socialë zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me anëtarët e tij në Qarkun e Fierit, me qëllim përforcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në vijimësi për përmirësimin e standardeve profesionale dhe mbështetjen e komunitetit të punonjësve socialë.
Gjatë këtij takimi, u diskutua në lidhje me një sërë çështjesh kyçe, duke përfshirë procesin e licensimit të punonjësve socialë, zhvillimin e praktikës profesionale dhe rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm.
Ky takim shërbeu gjithashtu si një platformë e hapur për anëtarët e pranishëm për të ndarë eksperiencat e tyre dhe për të diskutuar nevojat specifike të tyre në lidhje me përmirësimin e kushteve të punës dhe mbështetjen institucionale. Urdhri i Punonjësve Socialë do të vazhdojë të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar mbështetje të plotë për komunitetin e punonjësve socialë në Shqipëri dhe për të ndihmuar në rritjen e standardeve profesionale të këtij sektori.
Ky projekt u mbështet nga UNICEF Albania permes projektit “Askush të mos mbetet pas”, dhe financuar nga Swiss Development & Cooperation.
This project is supported by UNICEF through the project “Leave No One Behind” and financed by Swiss Development & Cooperation.
#UNICEF Albania