Takim me antarësinë-Qarku Shkodër

Sot me datë 3 Tetor, Urdhri i Punonjësve Socialë në bashkëpunim me departamentin Psikologji – Punë Sociale të Fakultetin të Shkencave të Edukimit në Universitetin e Shkodrës, u mbajt takimi informues i radhës për të kuptuar dhe biseduar mbi sfidat dhe vështirësitë që ndeshin punonjësit social në Qarkun Shkodër.

Ky takim kishte si qëllim diskutimin sidomos të praktikës së supervizuar për profesionistët dhe procesin e edukimit në vazhdim. Biseda u ndal në zhvillime dhe praktika që UPS ka ndërmarrë për të çuar më tej punën lidhur me lehtësimin e këtyre dy proceseve.

Gjithashtu gjatë takimit, diskutimi mori formën e pyetje – përgjigje për raste specifike dhe vështirësi të ndeshura deri në plotësimin me licensë.

Ky projekt u mbështet nga UNICEF Albania permes projektit “Askush të mos mbetet pas”, dhe financuar nga Swiss Development & Cooperation.

This project is supported by UNICEF through the project “Leave No One Behind” and financed by Swiss Development & Cooperation.

#UNICEF Albania

#LNB

#SDC