Kordinatorët Rajonalë
Këshilli Kombëtar zgjedh ndërmjet disa prej kandidaturave Koordinatorin Rajonal për çdo qark. Kandidatët për Koordinator Rajonal duhet të plotësojnë këto kritere:
- të jenë shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Shqipëri;
- të jenë anëtarë të Urdhërit;
- të kenë përvojë jo më pak se 5 (pesë) vjet në ushtrimin e profesionit të punonjësit social;
- të mos kenë marrë masë disiplinore në 5 (pesë) vitet e fundit;
- të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
- të kenë eksperiencë në koordinim aktivitetesh.
- Koordinatori Rajonal nuk është person juridik i veçantë, por pjesë e Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe kryen veprimtaritë që i caktohen nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Punonjësve Socialë bazuar në rregulloren e Këshillit Kombëtar.