TAKIM ME ANËTARËSINË QARKU KUKËS
October 7, 2024
Me date 2 Gusht 2024, Urdhri I Punonjësve Socialë zhvilloi takimin e radhës me anëtarësinë, Qarku Kukës, i cili u zhvillua në platformën Zoom. Gjatë takimit, u diskutuan në detaje këto çështje të rëndësishme:
- Procedurat e anëtarësimit në Urdhër
- Licensimet dhe proceset e rinovimit të tyre
- Mundësitë dhe kërkesat për edukimin e vazhdueshëm profesional
Pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë mendime dhe sugjerime të vlefshme, të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe zhvillimin profesional të punonjësve socialë.
Falenderojmë të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e këtij diskutimi konstruktiv dhe shpresojmë në një bashkëpunim të vazhdueshëm!
Me respekt,
Urdhri i Punonjësve Sociale
Ky projekt u mbështet nga UNICEF Albania permes projektit “Askush të mos mbetet pas”, dhe financuar nga Swiss Development & Cooperation.
This project is supported by UNICEF through the project “Leave No One Behind” and financed by Swiss Development & Cooperation.
#UNICEF Albania
#LNB
#SDC