Këshilli Kombëtar – Urdhri i Punonjësve Socialë

This website was created and maintained with the financial support of UNICEF Albania. Its contents are the sole responsibility of Albanian Social Work Order and do not necessarily reflect the views of the UNICEF

Këshilli Kombëtar

Këshilli Kombëtar i Urdhrit është organi ekzekutiv i Urdhrit, i cili përbëhet nga 15 anëtarë, ndër të cilët 10 janë të zgjedhur nga Asambleja, përfshirë Kryetarin, dhe 5 të tjerët janë përkatësisht një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet sociale, një përfaqësues me rotacion nga ministritë e përmendura në pikën 1, të nenit 9, të këtij ligji, dy përfaqësues nga institucionet e arsimit të lartë të shkencave të punës sociale, një përfaqësues nga shoqatat e punonjësve socialë, të caktuar nga Kryetari i Urdhrit, sipas kritereve të përcaktuara në statut.

Kandidatët për anëtarë në Këshillin Kombëtar, të zgjaedhur nga Asambleja, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • të jenë shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Shqipëri;
  • të jenë anëtarë i Urdhërit;
  • të kenë përvojë jo më pak se 5 (pesë) vjet në ushtrimin e profesionit të punonjësit social;
  • të mos kenë marrë masë disiplinore në 5 (pesë) vitet e fundit;
  • të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
  • Anëtarët e Këshillit Kombëtar kanë të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.