PYETJE ORIENTUESE PËR VLERËSIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE NË PUNË SOCIALE
June 5, 2025
1. Konteksti institucional dhe roli i punonjësit social
- Si është organizuar struktura institucionale në të cilën keni realizuar praktikën?
- Cili është roli konkret i punonjësit social në këtë institucion?
- Si ndërthuret puna e punonjësit social me profesionistët e tjerë në shërbimet ndërdisiplinare?
- Cilat janë përgjegjësitë e përditshme të punonjësit social në këtë kontekst?
- Cilat janë nevojat më të shpeshta të përdoruesve të shërbimeve në institucionin tuaj të praktikës?
- Si e përjetuat integrimin tuaj si punonjës social në proceset e punës?
- A keni marrë pjesë në mbledhje apo takime të brendshme profesionale? Çfarë roli keni pasur?
- Cilat janë sfidat më të mëdha që hasin punonjësit socialë në këtë institucion?
2. Zbatimi i procesit në menaxhimin e rasteve
- Përshkruani mënyrën si realizohet vlerësimi fillestar i rasteve në institucion.
- Çfarë teknikash apo instrumentesh përdoren për mbledhjen e informacionit gjatë punës me rastin?
- Cili është dokumentacioni bazë që mbahet për çdo rast?
- Si ruhet konfidencialiteti dhe privatësia e rasteve në institucion?
- Cilat janë hapat që ndiqen nga identifikimi i rastit deri te mbyllja e tij?
- Si realizohet referimi i rasteve që tejkalojnë kapacitetin apo kompetencën e institucionit tuaj?
- A ka ndonjë procedurë të standardizuar për ndjekjen e rasteve urgjente?
- Cili është roli i institucionit në rrjetin lokal të mbrojtjes sociale?
3. Etika profesionale dhe reflektimi mbi sjelljen etike
- Si e kuptoni dhe zbatoni parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit në praktikën profesionale?
- Si do të vepronit nëse përballeni me një konflikt interesi mes jush dhe rastit?
- Çfarë qëndrimi duhet të mbajë një punonjës social kur ndeshet me një koleg që shkel etikën profesionale?
- Si e menaxhoni ndarjen e informacionit profesional me palë të treta?
- Cili është qëndrimi i duhur në raport me median dhe përfaqësimin publik të rastit?
- Çfarë domethënie ka pëlqimi i informuar në procesin e punës sociale?
- A ekziston rreziku i mbipërfshirjes emocionale në një rast dhe si mund të shmanget kjo?
- Si ndikojnë normat kulturore dhe sociale në vendimmarrjen etike në praktikën tuaj?
4. Supervizimi
- A keni pasur një plan pune të mirëpërcaktuar në bashkëpunim me supervizorin?
- Si është zhvilluar procesi i supervizimit gjatë praktikës suaj?
- Cilat ishin momentet më të vlefshme të të nxënit gjatë praktikës?
- Në cilat situata ndjetë nevojën për më shumë mbështetje nga supervizori?
- Si e vlerësoni përputhshmërinë mes njohurive teorike dhe përvojës praktike?
- Cilat janë kompetencat që ndjeni se keni përvetësuar më së miri gjatë praktikës?
- A ka ndikuar praktika në formësimin e profilit tuaj profesional? Si?
- Cilat janë aspektet që do të sugjeronit për përmirësimin e procesit të praktikës?
5. Perspektiva profesionale dhe përshtatja me rolin social
- Si e shihni rolin tuaj si punonjës social në të ardhmen?
- Cilat janë fushat ku ndjeni nevojë për zhvillim të mëtejshëm profesional?
- Si do të përmirësonit shërbimet që ofron institucioni ku keni kryer praktikën?
- A keni pasur mundësi të jepni sugjerime për përmirësimin e punës? Si janë pritur ato?
- Si mendoni se mund të rritet ndikimi i punës sociale në institucionet publike?
- Cilat janë pritshmëritë tuaja nga një vend pune si punonjës social?
- Si mund të ruani integritetin profesional në mjedise me presione institucionale apo politike?
GRUP PYETJESH TEMATIKE SIPAS SEKTORËVE
Në fushën e arsimit:
- Cili është roli i punonjësit social në identifikimin e fëmijëve në rrezik braktisjeje shkollore, fëmijëve viktima të dhunës dhe bullizmit dhe si ndërhyn ai/ajo në këto raste?
- Cilat janë dokumentet që punonjësi social harton dhe mban në bashkëpunim me institucionin arsimor (p.sh. plane ndërhyrjeje, raporte vlerësimi, etj.)?
- Si realizohet bashkëpunimi midis punonjësit social dhe mësuesit kujdestar në menaxhimin e rasteve të dhunës, abuzimit dhe bullizmit në shkollë?
- Përmendni aktet ligjore dhe protokollet për mbrojtjen e fëmijëve në institucionet arsimore që duhet të zbatojë punonjësi social (p.sh. VKM, Udhëzime, Protokolle etj.).
Në sistemin e shëndetësisë:
- Cili është roli i punonjësit social në një spital rajonal ose qendër shëndetësore në lidhje me pacientët në situate të vështira?
- Cilat janë dokumentet bazë që hartohen nga punonjësi social në shëndetësi (si p.sh. vlerësimi social, plani i rehabilitimit, referimi)?
- Si bashkëpunon punonjësi social me mjekun për rastet e dhunës në familje apo dhunës ndaj fëmijëve që evidentohen gjatë vizitave mjekësore?
- Cilat janë aktet ligjore dhe rregulloret që përcaktojnë detyrimet e punonjësit social në shërbimin shëndetësor?
Në sistemin e drejtësisë:
- Cili është roli i punonjësit social në rastet që përfshijnë fëmijët në konflikt me ligjin ose si viktima?
- Cili është roli I punonjësit sociale në situatat e divorceve?
- Cilat dokumente përgatit një punonjës social për organet e drejtësisë në rastet e ndjekjes penale ndaj prindërve ose kujdestarëve ligjorë?
- Si ndërvepron punonjësi social me policinë gjyqësore, prokurorinë dhe gjykatën për garantimin e interesit më të mirë të fëmijës?
- Përmendni bazën ligjore që udhëheq punën e punonjësit social në fushën e drejtësisë (Kodi Penal, Ligji për të Drejtat e Fëmijëve, Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, etj.).
Në organizatat joqeveritare:
- Cili është roli i punonjësit social që punon në një OJF që ofron shërbime për fëmijë në situatë rruge ose viktima të trafikimit?
- Cilat dokumente dhe protokolle duhet të zbatojë punonjësi social për ofrimin e shërbimeve në përputhje me standardet minimale të kujdesit?
- Si garanton punonjësi social qëndrueshmërinë e ndërhyrjes dhe lidhjen e rasteve me systemin e mbrojtjes së fëmijëve?
- Cilat janë ligjet dhe udhëzimet që duhet të ndjekin OJF-të në ofrimin e shërbimeve sociale?
Në njësitë vendore dhe shërbimet sociale:
- Cili është roli i punonjësit social pranë Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve (NJMF) ose strukturave të tjera të pushtetit vendor?
- Cilat janë dokumentet që harton dhe administron punonjësi social në këtë strukturë (formularët e vlerësimit, planet e ndërhyrjes, raportet mujore/vjetore, etj.)?
- Si përfshihet punonjësi social në Grupin Teknik Ndërsektorial të rasteve të fëmijëve në rrezik?
- Cilat janë dokumentet ligjore dhe nënligjore që përcaktojnë strukturën dhe funksionimin e shërbimeve sociale në nivel vendor?
