Kryetari – Urdhri i Punonjësve Socialë

This website was created and maintained with the financial support of UNICEF Albania. Its contents are the sole responsibility of Albanian Social Work Order and do not necessarily reflect the views of the UNICEF

Kryetari

  1. Kryetari i Urdhrit të Punonjësve Socialë është kryetari i Këshillit Kombëtar dhe përfaqëson Urdhrin në marrëdhëniet me palët e treta.
  2. Kryetari i Urdhrit të Punonjësve Socialë zgjidhet me votim të fshehtë nga Asambleja, midis jo më pak se dy kandidaturave alternative.
  3. Mandati i Kryetarit të Urdhrit është 3 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
  4. Kandidaturat për Kryetar të Urdhrit të Punonjësve Socialë duhet të përmbushin këto kritere:
    • të jenë shtetas shqiptarë, rezidentë në Shqipëri;
    • të jenë anëtarë të Urdhërit dhe të jenë jo më shumë se në moshën e daljes në pension në momentin e zgjedhjes;
    • të kenë jo më pak se 5 (pesë) vjet përvojë në ushtrimin e profesionit të punonjësit social;
    • të kenë aftësi komunikuese, organizuese dhe drejtuese;
    • të mos jenë marrë ndaj tyre masa ndëshkimore disiplinore në 5 vitet e fundit;
    • të mos jenë dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale.
  5. Funksioni i Kryetarit të Urdhrit është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër administrativ, shtetëror apo politik.