Komisioni i Edukimit në Vazhdim – Urdhri i Punonjësve Socialë
This website was created and maintained with the financial support of UNICEF Albania. Its contents are the sole responsibility of Albanian Social Work Order and do not necessarily reflect the views of the UNICEF
Komisioni i Edukimit në Vazhdim ka qëllim të garantojë ruajtjen e standardeve në lidhje me trajnimet profesionale të punonjësve sociale, nëpërmjet miratimit të programeve të akredituara dhe mbikëqyrjes së zbatimit të programeve të trajnimit profesional në fushën e punës sociale, në kuadër të procesit të edukimit ne vazhdim, për punonjësit social që ushtrojnë profesionin.
Urdhri i Punonjësit Socialë, nëpërmjet Komisionit të Edukimit në Vazhdim, bazuar në marrëveshje reciproke dhe në varësi të kapaciteteve, mund të miratojë, çertifikojë dhe mbikqyrë veprimtari të formimit profesional edhe për profesione të tjera, për të cilat kërkohet formim i posaçëm në fushën e punës sociale në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Objekti i veprimtarisë së Komisionit të Edukimit në Vazhdim është miratimi, mbikëqyrja dhe promovimi i programeve trajnuese dhe kërkimeve në fushën e trajnimit dhe të zhvillimit profesional të punonjësve socialë; bashkërendimi dhe mbikëqyrja e trajnimeve, kërkimit shkencor dhe zhvillimit institucional në fushën e punës sociale.