Aplikim për Regjistrim Anëtarësim – Urdhri i Punonjësve Socialë

This website was created and maintained with the financial support of UNICEF Albania. Its contents are the sole responsibility of Albanian Social Work Order and do not necessarily reflect the views of the UNICEF

Aplikim për Regjistrim Anëtarësim

  1. Asnjë individ nuk mund të ushtrojë profesionin e punonjësit social, në sistemin publik apo privat në Republikën e Shqipërisë, pa qenë anëtar i Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe pa qenë i pajisur me licencën për ushtrimin individual të profesionit të lëshuar nga ky organizëm.
  2. Janë anëtarë të Urdhrit të Punonjësve Socialë të gjithë punonjësit socialë që përmbushin kriteret e mëposhtme:
    • të jenë shtetas shqiptarë;
    • të zotërojnë diplomë të studimeve të larta “Bachelor” në fushën e punës sociale dhe diplomë të nivelit të dytë “Master Shkencor/Profesional” në të njëjtën fushë, lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, brenda apo jashtë vendit, si dhe të njohura e të njëhsuara në Republikën e Shqipërisë nga ministria përgjegjëse për arsimin.
    • të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, në momentin e kërkesës për anëtarësim;
    • të njohin dhe të zotohen me shkrim se do të zbatojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi, statutit, dhe Kodin e Etikës dhe Deontologjisë të Punonjësit Social.
  3. Shtetasit e huaj, për ushtrimin e profesionit të punonjësit social në Republikën e Shqipërisë, detyrohen të anëtarësohen paraprakisht në Urdhrin e Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë dhe të njohin të gjitha aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë profesionin e punonjësit social. Punonjësi social, shtetas i huaj, që të ushtrojë profesionin si rezident në Shqipëri apo i atashuar në një institucion ku vjen periodikisht për ushtrimin e profesionit, duhet të ketë edhe këto dokumente:
    • lejen e qëndrimit dhe të punës në Republikën e Shqipërisë;
    • certifikatën e mirësjelljes (Good Standing Certificate) nga urdhri/dhoma apo shoqata e punonjësve socialë të vendit të vet, ku vërtetohet se është i regjistruar, e ushtron profesionin dhe se nuk ka marrë masa ndëshkimore;
    • njohjen e diplomës dhe certifikatave të specializimeve të kryera prej tij;
    • një rekomandim nga një specialist vendas i së njëjtës fushë, anëtar i Urdhrit të Punonjësve Sociale. Për punonjësin social të huaj, i cili nuk njeh gjuhën shqipe, detyrimisht është kusht të punojë me përkthyes.
  4. Anëtarët e Urdhrit kanë detyrim të paguajnë rregullisht kuotizacionet e anëtarësisë, tarifat e regjistrimit, të licencimit dhe për shërbime të tjera administrative.
  5. Individëve të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, që, në momentin e hyrjes në fuqi të legjislacionit për profesionet e rregulluara për punonjësin social, kanë të dokumentuar formimin dhe kualifikimin profesional për ushtrimin e këtij profesioni, sipas shkronjës “b”, të pikës 2, të këtij neni, u lind e drejta e menjëhershme e anëtarësimit në Urdhër.

Dokumentacioni qe duhet për tu dorëzuar:

Dokumentacioni i kërkuar për t’u regjistruar si anëtar i Urdhrit të Punonjësve Socialë:

  1. Fotokopje e Pasaportës ose Kartë ID të vlefshme;
  2. Kërkesë për anëtarësim (standarte e përgatitur nga UPS);
  3. Curriculum Vitae;
  4. Diploma të noterizuara (bachelor dhe master), të cilat vërtetojnë studimet e kryera dhe titujt e fituar sipas ligjit;
  5. Dëshmi penaliteti. (e tre muajve të fundit);
  6. (tre) copë fotografi 3 x 4 cm.

Gjithashtu pjesë e dosjes më dokumentacionin e kërkuar, duhet që të jenë edhe mandatet e pagesave për dy tarifat e përcaktuara nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Punonjësve Socialë si më poshtë:

  1. Tarifa e Regjistrimit – 2000 lekë (*Kryhet vetëm nje herë në çastin dhe momentin e parë te regjistrimit*).
  2. Kuotizacion vjetor – 5000 lekë.

Mënyra e pagesës do të realizohet përmes bankës Intesa SanPaolo Bank, Bank IBAN: AL93208110080000021274030701, me përshkrimet: Pagesë për Tarifën e Regjistrimit dhe Pagesë për Kuotizacionin Vjetor të Anëtarësisë.

Lista e personave që kanë aplikuar për regjistrim/anëtarësim gjatë fazës së parë