Takim me antarësine-Qarku Durres
November 27, 2024
Diten e premte, më datë 8 nëntor, u zhvillua një takim informues me punonjësit socal në Qrkun Durres, për të diskutuar proceset e ndërmarra nga Urdhri i Punonjësve Socialë, duke përfshirë procedurat e regjistrimit, anëtarësimit, licencimit dhe zhvillimit të praktikës profesionale.
Takime të ngjashme do të vijojnë edhe në qarqet e tjera të vendit, për të shkëmbyer mendime dhe për të ofruar informacion të drejtpërdrejtë për të gjithë komunitetin e punonjësve socialë, duke mundësuar një përfshirje më të gjerë dhe përditësimin me praktikat më të mira të sektorit.
Në takim ishte e pranishme koordinatorja e “BE për Kujdesin Social”, Brunilda Kello, e cila prezantoi ndërhyrjet që parashikon programi në 14 bashkitë ku po zbatohet. Krahas ndërhyrjeve për zgjerimin/shtimin e tipologjive të shërbimeve të Kujdesit Social, programi do të nxisë vullnetarizmin dhe do të synojë të nxisë të angazhojë profesionistët rinj dhe studentë të Shkencave Sociale. Projekti parashikon angazhimin si vullnetarë të 70 studentëve/profesionistëve të rinj, ndërsa thirrja për angazhimin e vullnetarëve do të hapet në javët në vijim.
Programi “BE për Kujdesin Social” financohet nga Bashkimi Evropian, zbatohet nga Unicef Shqipëri dhe World Vision Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 14 bashki.