Aplikim për Linçensim
Urdhri i Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë lëshon këto dokumenta:
- ÇERTIFIKATË TË PRAKTIKËS PROFESIONALE TË PRAKTIKANTIT– për ushtrim të profesionit nën mbikëqyrje. Me këtë dokument pajisen punonjësit socialë të sapodiplomuar, pasi të kenë bërë regjistrimin e Praktikës Profesionale pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë. Çertifikata është e vlefshme vetëm për periudhën e kryerjes së praktikës profesionale.
- LIÇENCË PËR USHTRIMIN INDIVIDUAL TË PROFESIONIT PËR PUNONJËSIN SOCIAL – është liçenca për ushtrim të pavarur dhe i lëshohet sipas profilizimit të punonjësit social bazuar në profilin e diplomimit dhe eksperiencën e punës, i cili është i regjistruar si anëtar në Regjistrin Themeltar të Urdhrit të Punonjësve Socialë të Shqipërisë. Kjo liçencë është e vlefshme për 5 (pesë) vjet dhe me kalimin e këtij afatit rinovohet në bazë të kritereve dhe të dokumentacionit të përcaktuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Lista e personave që kanë aplikuar gjatë fazës së parë për liçensim