Urdhri i Punonjësve Socialë zhvillon takimin e radhës me punonjësit socialë në qarkun Lezhë
July 30, 2024
Urdhri i Punonjësve Socialë zhvilloi sot takimin e radhës me anëtarësinë e qarkut Lezhë në mjediset e Bibliotekës së bashkisë Lezhë. Ky takim u ndal në diskutime të rëndësishme lidhur me licensimin e punonjësve socialë, edukimin e vazhdueshëm dhe praktikën profesionale.
Gjatë këtij takimi, punonjësit socialë ndanë disa shqetësime lidhur me protokollet e punës dhe kompetencat e punonjësve socialë në sektorë të ndryshëm. Diskutimet u përqendruan në mënyrat për përmirësimin e këtyre aspekteve dhe në sigurimin e një mjedisi pune më të drejtë dhe efikas për të gjithë profesionistët e fushës.
Urdhri i Punonjësve Socialë mbetet i angazhuar në mbështetjen e anëtarëve të tij dhe në promovimin e zhvillimit profesional përmes aktiviteteve të tilla si ky takim. Bashkëpunimi dhe dialogu i hapur me punonjësit socialë janë thelbësorë për të adresuar sfidat dhe për të përmirësuar shërbimet sociale në të gjithë qarkun e Lezhës.
Ky projekt u mbështet nga UNICEF Albania permes projektit “Askush të mos mbetet pas”, dhe financuar nga Swiss Development & Cooperation.
This project is supported by UNICEF through the project “Leave No One Behind” and financed by Swiss Development & Cooperation.
#UNICEF Albania
#LNB
#SDC