Urdhri i Punonjësve Socialë zhvilloj takimin e radhes me punonjësit socialë të qarkut Korçë
July 24, 2024
Urdhri i Punonjësve Socialë zhvilloi ditën e djeshme një takim të rëndësishëm me punonjësit socialë të qarkut të Korçës, duke trajtuar problematikat aktuale dhe prioritetet e anëtarëvej. Ky takim u mbajt në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, Bashkia Pogradec!
Gjatë takimit punonjësit socialë ndanë përvojat e tyre mbi vështirësitë me të cilat përballen në ushtrimin e profesionit, përfshirë mungesën e burimeve financiare dhe materiale si dhe vështirësitë në bashkëpunimin ndërinstitucional.
Urdhëri i Punonjësve Socialë prezantoi prioritetet në lidhje dy aspekte tepër të rëndësishme si edukimi në vazhdim duke theksuar rëndësinë e rritjes së kapaciteteve profesionale të punonjësve socialë si dhe praktikën profesionale.
Urdhëri i Punonjësve Socialë mbetet i angazhuar për të vazhduar punën e tij në mbështetje të profesionistëve dhe promovimin e punës sociale si një ndër profesionet më të rëndësishme në Shqipëri.
Ky projekt u mbështet nga UNICEF permes projektit “Askush të mos mbetet pas”, dhe financuar nga Swiss Development & Cooperation.
This project is supported by UNICEF through the project “Leave No One Behind” and financed by Swiss Development & Cooperation.
#UNICEF Albania
#LNB
#SDC