U Zhvillua Takimi Informues me Punonjësit Social në Qarkun e Elbasanit

Sot patëm kënaqësinë, të zhvillonim një takim informues me punonjësit social në Qarkun e Elbasanit.

Kryetari i Urdhrit të Punonjësve Socialë të Shqipërisë Z. Mirgit Vataj së bashku me anëtaren e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësve Socialë Znj. Sabina Belshaku, zhvilluan këtë takim me fokus informimin mbi proçesin e regjistrimit, anëtarsimit dhe liçensimit të punonjësve socialë.

Angazhohemi të lehtësojmë sa më shumë të gjithë profesionistët me informacionin e nevojshëm për transparencën dhe rëndësinë që ka ky proces për të gjithë komunitetin e punonjësve socialë.

Ky takim starton radhën e takimeve të tjera informuese të cilat do të bëhen edhe në qarqet e tjera për të informuar dhe mbajtur në koherencë çdo profesionist mbi procesin e regjistrimit, anëtarsimit dhe liçensimit pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë.