THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT PËR ANËTARË TË KOMISIONIT TË GJYKIMIT DISIPLINOR PROFESIONAL
April 6, 2023

Bazuar në nenin 15, të Ligjit Nr. 163/2014 (i ndryshuar) për Urdhrin e Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë, në Kodin e Etikës dhe Deontologjisë dhe në Statutin e Urdhrit të Punonjësve Socialë shpallet thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të Komisionit të Gjykimit Disiplinor Profesional pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë.
Njoftohet të gjithë të interesuarit të shprehin interesin e tyre brenda datës 25 Tetor 2023 përmes dorëzimit të dokumentacionit përkatës pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë.
Komisioni i Gjykimit Disiplinor Profesional
- Pranë Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësve Socialë funksionon Komisioni i Gjykimit Disiplinor Profesional, i cili është organ i gjykimit profesional.
- Komisioni verifikon dhe shqyrton ankesat e bëra nga çdo person apo institucion në organet e Urdhrit, të cilat lidhen me ushtrimin e profesionit dhe përbëjnë shkelje të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë të Punonjësit Social.
- Komisioni i Gjykimit Disiplinor Profesional përbëhet nga 7 anëtarë, të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.
- Mënyra e ngritjes dhe funksionimit të Komisionit të Gjykimit Disiplinor Profesional përcaktohet në statut dhe në rregulloren e gjykimit profesional të Urdhrit.
Kanditaturat për anëtarë të Komisionit të Gjykimit Disiplinor Profesional duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të kenë përvojë jo më pak se 10 vjet në ushtrimin e profesionit;
- Të mos jenë ndëshkuar me masë disiplinore në pesë vitet e fundit;
- Të mos jenë të dënuar nga organet e drejtësisë;
- Të mos kenë lidhje të afërt gjinie apo krushqie me ndonjë anëtar të Këshillit Kombëtar;
Të interesuarit duhet të jenë punonjës social, anëtarë të Urdhrit të Punonjësve Socialë, me integritet të lartë moral dhe profesional.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëpohtëm:
- Letër shprehje interesi
- CV
- Fotokopje te diplomave dhe kualifikimeve
- Dëshmi penaliteti
Afati i dorëzimit të aplikimit: Deri më 25 Tetor 2023.
Aplikimet duhet të dorëzohen (dorazi ose me postë) të mbyllura në zarf me mbishkrimin aplikim për anëtarë të Komisionit të Gjykimit Disiplinor Profesional në adresën e Urdhrit të Punonjësve Socialë, si më poshtë vijon:
Urdhri i Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë, rruga “Jusuf Vrioni”, Pallati 1, Kati i I-rë , Tiranë, Shqipëri.