THIRRJE PËR EKSPERT

THIRRJE PËR EKSPERT

Urdhri i Punonjësve Socialë është ent publik jobuxhetor i pavarur, i cili përfaqëson dhe mbron interesat e përbashkët të anëtarëve të Urdhrit dhe rregullon veprimtarinë dhe marrëdhëniet midis tyre, në funksion të publikut. Misioni i Urdhrit është garantimi dhe ruajtja në vazhdimësi e standardeve dhe praktikave të mira të ushtrimit të profesionit në fushën e punës sociale dhe mbrojtja e publikut nga veprimet joprofesionale dhe joetike të punonjësve socialë.

Urdhri i Punonjësve Socialë po zbaton një iniciativë  në kuadër të 30 vjetorit të themelimit të Punës Socialë në Shqipëri më mbeshtetjen e GIZ dhe Terre des Hommes në kuadër  projektit “𝑅𝑖-𝑖𝑛𝑡𝑒𝑔𝑟𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑄𝑒̈𝑛𝑑𝑟𝑢𝑒𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑆𝑜𝑐𝑖𝑜-𝐸𝑘𝑜𝑛𝑜𝑚𝑖𝑘 𝑖 𝑀𝑖𝑔𝑟𝑎𝑛𝑡𝑒̈𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝐾𝑡ℎ𝑦𝑒𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖” të financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (#GIZ) GmbH, i cili zbatohet nga Terre des Hommes.

Me qëllim zbatimin e aktiviteteve të këtij bashkëpunimi “Urdhri i Punonjesve Sociale” shpall thirrjen për rekrutim për pozicionet e punes te meposhtme:

  1. KOORDINATOR PROJEKTI

Pergjegjesite e punes:

  • Organizon dhe koordinon veprimet e të gjithë partnerëve lokal të zbatimit të projektit
  • Bashkëpunon ngushtësisht me financierin e projektit per të siguruar përdorimin efiçent të mjeteve financiare. 
  • Përgjigjet për të siguruar cilësinë e zbatimit të komponentëve të parashikuar në projekt, bazuar në praktikat më të mira gjatë  gjithë  fazave të projektit.
  • Sigurohet që të gjitha aktivitetet e projektit zhvillohen në pajtim me ligjet, rregullat dhe procedurat në  fuqi në Republikën e Shqipërisë;
  • Sigurohet për miradministrimin e dokumentacionit të të  gjithë projektit.
  • Konsulton, asiston dhe mbikqyr stafin dhe aktorët në projekt për përgatitjen dhe zhvillimin  e aktiviteteve, ndjek zhvillimin e aktiviteteve në përputhje me kalendarin në bashkëpunim me partnerët dhe aktorë  të tjerë.
  • Kujdeset për ndërtimin e  kapaciteteve të stafit zbatues dhe aktorëve të tjerë për të mundësuar arritjen e objektivave të projektit në mënyrë efiçente;
  • Organizon veprimet për monitorimin dhe vlerësimin e projektit, kujdeset për  përcaktimin e treguesve të përshtatshëm për të monitoruar progresin e projektit.
  • Mban lidhje me donatorin dhe me partnerët lokalë, përgatit progres-raporte periodike dhe vjetore për donatorin, për UPS.
  • Kujdeset për ngritjen dhe ndjekjen e një baze të dhënash funksionale dhe monitorimin e programit dhe sistemit të vlerësimit

Kualifikimet:

  • Te këtë mbaruar studimet në degën Punë Sociale;
  • Të ketë eksperiencë pune në menaxhimin e projekteve;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze
  • Të jetë fleksibël me ngarkesën e punës
  • FINANCIER

Detyrat dhe përgjegjësitë e Ofruesit të shërbimit:

•           Mbajtje e dokumentacionit kontabel per projektin e cituar me lart

•           Kontroll I dokumentave ligjore ne lidhje me Shpenzimet e kryera referuar Linjes se  

            Budget

•           Llogaritje te kostove, detyrimeve tatimore rrjedhese si

            – Sigurime Shoqerore&Shendetesore

            – Tatim ne Burim etj

•           Llogaritje e pagave te personelit

•           Pergatitje te transfertave bankare& pagesave te tjera

•           Pergatitje te Raporteve Financiare periodike referuar Akt-Marreveshjes/eve midis Urdhrit  

            dhe Donatoreve

Kualifikimet:

  • Te këtë mbaruar studimet në degën Financë, Kontabilitet;
  • Të ketë eksperiencë pune në menaxhimin financiar të projekteve;
  • Të këtë njohuri të mira të legjislacionit dhe veprimtarive ekonomike të Enteve Publike;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze
  • Të jetë fleksibël me ngarkesën e punës
  • EKSPERT PER PERGATITJE DATABAZE

Detyrat dhe përgjegjësitë e Ofruesit të shërbimit:

  • Dizenjimi i databazes për studëntët e punës sociale (1992-2022)
  • Dizenjimi i databazës për pedagogët e punës sociale (1992-2022)
  • Mbledhja e të dhënave për studentët
  • Ndarja e databazës së studenteve sipas qarqeve
  • Ndarja e databazës sipas viteve

Kualifikimet:

  • Diplomë universiteti në shkenca shoqërore;
  • Së paku 5 vjet përvojë profesionale si studiues dhe analizues të dhënash;
  • Përvoja e mëparshme në hartimin e dokumenteve kërkimore dhe mbledhje të dhënash
  • Aftësi për të punuar me mbikëqyrje minimale dhe nën presion kohor;
  • Kualifikimet e tjera akademike në fushën sociale do të ishin një pasuri.
  • EKSPERT PLAIFIKIMI DHE DREJTIMI TE STUDIMIT

Detyrat dhe përgjegjësitë e Ofruesit të shërbimit:

  • Hartimi i studimit në lidhje me fushat ku punonjësit social ofrojnë shërbime
  • Të rishikojë raportet e mëparshme të lidhje me tregun e punës së punës socialë;
  • Bashkëveprojë me aktorë të ndryshëm për të identifikuar nevojat për analizën dhe raportimin e të dhënave;
  • Përgatisë dhe konsultohet me Urdhrin e Punonjësve Socialë për strukturën / skicën e raportit, duke identifikuar fushat /kategoritë kryesore të analizës dhe prezantimit të të dhënave;
  • Zhvillojë një listë të rekomandimeve për orientimin e punonjësve social drejt tregut të punës

Kualifikimet:

  • Përvojë e gjërë në hartimin e studimeve në fushën e punës sociale;
  • Të ketë eksperiencë në përdorimin e terminologjisë dhe metodologjisë në analizimin e të dhënave;
  • Njohuri të shkëlqyera të anglishtes së shkruar dhe të folur;
  • Aftësi analitike dhe konceptuale për kombinimin dhe vizualizimin e të dhënave;
  • Ekspert për ndërtimin e një faqeje website

Detyrat dhe përgjegjësitë e Ofruesit të shërbimit:

  • Ndërtimin e ëeb-faqes për historikun e profesionit të punës sociale
  • Do të realizojë diskutime paraprake me personat përkatës të stafit Urdhrit për të njohur pritshmëritë mbi faqen që do të ndërtojë;
  • Të konceptualizojë dhe të propozojë të paktën 3 versione të ndryshme të faqes, të cilat më pas do të diskutohen dhe do të përzgjidhet alternativa më e përshtatshme;
  • Të projektojë dhe të zhvillojë teknikisht të gjitha kategoritë që do të vendosen në faqe;
  • Të projektojë platformën në dy gjuhë, Shqip dhe Anglisht, dhe të jetë dinamik për më shumë gjuhë

  Kualifikimet:

  • Të ketë eksperiencë të në dizenjimin dhe ndërtimin e ëeb faqeve dhe platformave;
  • Të këtë eksperiencë në krijimin dhe mirëmbajtjen e ëeb faqeve;
  • I aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të mirëorganizojë me efiçencë sesionet e dizenjimit dhe ndërtimit të platformës;
  • Të hartojë platformën në dy gjuhë, Shqip dhe Anglisht.

Projekti do te zhvillohet gjate periudhes 12/04/2023- 30/06/2023.

Dokumentacioni I kërkuar:

  • CV
  • Shprehje interesi

Te interesuarit te dergojne dokumentat ne adresen e email: ups.shqiperi@yahoo.com ose t’I dorëzojnë prane zyrave  tona në adresen :Rruga “Jusuf Vrioni”, Pallati 1, Kati i I-rë, Tiranë

PUNEDHENES                                                                            

Urdhri i Punonjesve Social-UPS