Takimi i Komitetit Drejtues Sektorial për Monitorimin e Strategjisë së Drejtësisë për të Mitur 2018-2021.

Ditën e sotme, datë 20 Prill 2022, përfaqësues të Urdhrit të Punonjësve Socialë moren pjesë në takimin e Komitetit Drejtues Sektorial për Monitorimin e Strategjisë së Drejtësisë për të Mitur 2018-2021.

Përgjatë këtij takimi u prezantua Draft-Raporti Vjetor i Monitorimit të Strategjisë së Drejtësisë për të Mitur dhe Plani i tij i Veprimit 2018-2021, për periudhën Janar – Dhjetor 2021.

Vlen të theksohet se ngritja e Urdhrit është një faktor ndihmues dhe fuqizues për drejtësinë restauruese, garantimin e aksesit të të miturve në drejtësi, si dhe për një proces të rregullt ligjor për ta.