Sqarim në Lidhje me Studimet e Nivelit të Dytë Master Shkencor/Profesional
October 21, 2022

Sqarim vetëm për këtë fazë të aplikimeve mbi nivelin e dytë të studimeve master shkencor dhe profesional që një punonjës social duhet të këtë përfunduar brenda vitit 2020 me qëllim regjistrimin, anëtarësimin dhe liçensimin nga Urdhri i Punonjësve Socialë!
Përshëndetje të nderuar kolegë,
Referuar pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga ana juaj në lidhje me masterat që janë të vlefshëm si një nga kriterët për t’u regjistruar, anëtarësuar dhe liçensuar vetëm për këtë faze i gjeni në vijim të ndara sipas Universiteteve ku ju mund të keni përfunduar ciklin e dytë të studimeve:
Universiteti i Tiranës, Fakulteti Shkencave Sociale, Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale
• Master profesional në “Punë Sociale të Avancuar” me drejtim në shëndetësi dhe arsim;
• Master profesional “Analist i Politikave Sociale”;
• Master Shkencor në “Punë Sociale të Avancuar” me tre drejtime: klinik, politikë sociale dhe organizim komunitar;
• Master Shkencor në “Administrimin e Shërbimeve Sociale”;
• Master Shkencor në “Çështje të Fëmijës dhe Familjes”;
• Master Shkencor në “Shërbime Sociale në Drejtësinë Penale”;
• Master Shkencor në “Komunikimin për Ndryshimin Social dhe të Sjelljes;
• Master shkencor në “Përkatësi gjinore dhe zhvillim”;
Universiteti i Elbasanit, Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukatës Qytetare
• Master Shkencor në Shërbime Sociale;
• Master Profesional Familja dhe Fëmijët;
• Master Profesional Shërbim Prove;
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Fakulteti i Edukimit
• Master profesional në Shërbime Sociale dhe Komunitare;
Çdo punonjës social që ka mbaruar studimin bazë bachelor në punë sociale dhë ciklin e dytë në një nga masterat e listuar mësipër përpara vitit 2020 mund te aplikojë për regjistrim, anëtarësim dhe liçensim bazuar në kriteret e shpallura në njoftimin zyrtar.