Sot u Zhvillua Aktiviteti “Rrjeti i Punonjësve Socialë në Tiranë”

Në kuadër të Ditës Botërore të Punës Sociale, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social pranë Bashkisë Tiranë dhe Departamenti i Politikave dhe Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Tiranë organizuan aktivitetin “Rrjeti i Punonjësve Socialë në Tiranë”.

Pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm ishte dhe Urdhri i Punonjësve Socialë në Shqipëri. Roli i punonjësit social është thelbësor dhe i pazëvëndësueshëm për të ndihmuar grupet më të marxhinalizuara dhe shoqërinë në tërësi për të përballuar sfidat e përditshme-theksoi gjatë fjalës së tij Kryetari i Urdhrit të Punonjësve Socialë z.Mirgit Vataj.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte nxitja dhe promovimi i vlerave të rolit të Punonjësit Social!