Sot u Zhvillua Aktiviteti me Temë “Bashkëndërtimi i Një Bote Eko-sociale, duke mos Lënë Askënd Jashtë”
March 31, 2022

Gjatë ditës së sotme Terre des hommes – Albania, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Departamenti i Punes Sociale dhe i Politikes Sociale organizuan aktivitetin “Bashkëndërtimi i një bote eko-sociale, duke mos lënë askënd jashtë” që organizohet në kuadër të muajit ndërkombëtar të Punës Sociale.
Gjatë muajit Mars në mbarë botën organizohen aktivitete të cilat kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet profesionistëve, institucioneve, organizatave dhe shoqërisë, për të garantuar drejtësinë sociale dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Kryetari i Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe drejtues të institucioneve kryesore përshëndetën këtë aktivitet të rëndësishëm për promovimin e vlerave të profesionit të punës sociale. Gjithashtu gjatë këtij aktiviteti pati prezantime mbi tematika aktuale të lidhura me praktikën e punës sociale jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga bota.