Roli i Punonjësit Social Dr. Sabina Belshaku
April 9, 2022
Dr. Sabina Belshaku në cilësinë e Anëtares së Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësit Social ishte e ftuar në takimin konsultues të bashkisë Elbasan mbi draftin e Planit Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022-2024, në zbatim të Kartës Europiane për barazi të grave dhe burrave në jetën vendore.
Në fjalën e saj Dr. Sabina Belshaku theksoi rëndësinë dhe rolin e punonjësit social në shoqëri.
Si dhe kërkoi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve për rritjen e kapaciteteve të tyre duke i përfshirë në trajnime dhe praktika konkrete si në këtë plan apo në plane të tjera të cilët kanë në fokus çështje sensitive të barazisë gjinore por edhe më gjerë.
Gjithashtu Znj. Belshaku shprehet se çështjet e barazisë gjinore të mos përfshihen vetëm në kurrikulat universitare por veçanërisht në sistemin arsimor parauniversitar.