Punonjësit Socialë Janë Profesionistë që Përballen çdo Ditë Gjatë Ofrimit të Shërbimeve me Situata të Vështira!

Punonjësit socialë janë profesionistë që përballen çdo ditë gjatë ofrimit të shërbimeve me situata tepër të vështira! Punonjësit socialë duhet të menaxhojnë problematika jetike të grupeve më vulnerabël të shoqërisë dhe jo vetëm!

E gjithë shoqëria dhe të gjitha institucionet duhet ta njohin dhe ta vlerësojnë rolin e punonjësit social! Ashtu siç harmonizojmë ligje, politika dhe strategji me ato të vëndeve perëndimore, me të njëjtin standart duhet të vlerësojmë dhe kontributin e punonjësve socialë në Shqipëri!

Kryetari i Urdhri i Punonjësve Socialë në Shqipëri i ftuar në emisionin Review në Euronews Albania ndër të tjera ka folur dhe për rëndësinë që ka profesioni i punonjësit socialë!

Punonjësit Socialë Janë Profesionistë që Përballen çdo Ditë Gjatë Ofrimit të Shërbimeve me Situata të Vështira! – Instagram