Punonjës/e Socialë/e Dorëzojnë Dokumentacionin Për Anëtarësim dhe Liçensim Pranë UPS

Të nderuar kolegë,

Urdhri i Punonjësve Socialë dëshiron të informojë të gjithë Punonjësit Socialë në mbarë vendin, se ditën e sotme datë 10.11.2022 u mbyll me sukses faza e parë e thirrjes për dorëzim dokumentacioni për anëtarësim dhe liçensim.

Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se interesi ka qënë mjaft i lartë ku vetëm në këtë fazë kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për anëtarësim dhe liçensim 480 punonjës/e social/e.

Urdhri i Punonjësve Socialë do të njoftojë shumë shpejt brenda javës së ardhshme mbi hapjen e fazës së dytë të dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për anëtarësim dhe liçensim, shoqëruar me shpjegimet përkatëse.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin dhe interesin e treguar ju urojmë punë të mbarë.

Me respekt Urdhri i Punonjësve Socialë.