PUBLIKOHET LISTA E LIÇENSIMEVE TË PARA

Sot publikojmë emrat e parë të cilët kanë kaluar me sukses fazën e parë të licensimit. Deri më tani në Komisionin e Liçencimit kane kaluar me sukses ata punonjës socialë, anëtar te Urdhrit, te cilët kane patur dosjet e plota me dokumentacionin e kërkuar dhe kanë përmbushur kriteret e shpallura.

Punonjësit socialë që kanë patur mungesë dokumentacioni janë njoftuar nga Urdhri dhe vazhdojnë të njoftohen për plotësimin e dosjeve me dokumentacionin përkatës.

Emrat që behën publik sot i përkasin atyre punonjësve socialë të cilëve u janë shqyrtuar dosjet deri më tani. Komisioni i Liçensimit po punon intensivisht për të shqyrtuar të gjitha aplikimet e dorëzuara në të dyja fazat. Kjo listë do të pasurohet me emra të tjerë pas çdo mbledhje të Komisionit të Liçensimit.

Theksojmë se ky është një njoftim paraprak dhe për mënyrën se si do të procedohet për pagesën dhe tërheqjen e liçensës do të ketë një njoftim të dytë publik në kanalet tona të komunikimit (website, facebook dhe media) dhe gjithashtu çdo aplikant do të njoftohet me email apo me telefon.

Listen me emrat që janë kualifikuar deri me datë 09.03.2023 e gjeni në linkun: https://urdhriipunonjesvesociale.al/rregjistri-i…/

Urdhri i Punonjësve Socialë në Shqipëri mbështetet nga UNICEF Albania