Profesoresha Jonë e Nderuar Edlira Haxhiymeri Është Ndarë Sot Nga Jeta!

Faleminderit Profesoreshe Eda!

Sot është një ditë e trishtë për gjithë komunitetin e punonjësve social! Profesoresha jonë e nderuar Edlira Haxhiymeri është ndarë sot nga jeta!

Prof. Edlira Haxhiymeri, është nje nga themelueset e Fakultetit te Shkencave Sociale dhe Departamentit të Punës dhe Politikave Sociale. Ikja e saj është një humbje e madhe për familjen, botën akademike por edhe per te gjithë komunitetin e punonjësve social.

Ne do ta kujtojmë gjithmonë si nje profesoreshë e nderuar, mentore e jashtëzakonshme, frymezuese dhe motivuese!

FALEMINDERIT për gjithcka që na ke dhënë! Pushofsh në paqe!

Homazhet e fundit do t’i jepen diten e diele, nga ora 09.30-11.00 ne Fakultetin e Shkencave Sociale