Postim Informues
February 21, 2023

Të nderuar kolegë,
Një seri postimesh informuese në lidhje me proçedurat e regjistrimit, anëtarsimit dhe liçensimit do të bëhen në vijim përpara shpalljes së thirrjes së 3-të bazuar në pyetjet më të shpeshta të bëra!
E nisim sot më një sqarim për Praktikën Profesionale!
Praktikë profesionale për profesionin e rregulluar të punonjësit social është ushtrimi i profesionit nga ana e praktikantit për një periudhe të caktuar kohe, nën udhëheqjen dhe përgjegjësinë e një profesionisti punonjës social i kualifikuar dhe më përvojë, e cila realizohet për të fituar të drejtën e hyrjes në provimin e shtetit.
1. Kush i nënshtrohet praktikës profesionale?
a) Praktikës profesionale i nënshtrohen të gjithë punonjësit social të diplomuar (bachelor+master) para vitit 2020 dhe nuk kanë minimumi një vit (deri në muajin Dhjetor 2022) apo nuk e kanë ushtruar ndonjëherë profesionin si punonjës social.
b) Të gjithë punonjësit socialë të diplomuar (bachelor+master) pas vitit 2020 (që e ushtrojnë aktualisht profesionin apo nuk e kanë ushtruar ndonjëherë).
2. Sa është periudha kohore e caktuar?
Periudha kohore e caktuar e praktikës profesionale është 1 (një) vit bazuar në Rregulloren e Praktikës Profesionale për profesionin e rregulluar të punonjësit socialë në Republikën e Shqipërisë miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
3. Kush është profesionisti i kualifikuar dhe më përvojë që udhëheq praktikën profesionale të kandidatit?
“Profesionist i kualifikuar me përvojë/Supervizor”- është profesionisti, i cili disponon liçensën nga Urdhri i Punonjësve Socialë dhe ka ushtruar profesionin në mënyrë të ligjshme dhe të pavarur për një periudhë mbi 3 (tre) vjet.
Sapo të përfundoje faza e 1-rë e liçensimeve do publikohet nga Urdhri i Punonjësve Socialë lista e profesionistëve të kualifikuar që do të udhëheqin praktikën profesionale të kandidatit.
4. Ku mund ta ushtrojmë praktikën profesionale?
Lista e institucioneve publike që kanë të drejtë të pranojnë kandidatë miratohet në bashkëpunim me ministritë përkatë nga Urdhri i Punonjësve Socialë. Lista e institucioneve private (duke përfshirë profesionistët e lirë) që kanë të drejtë të pranojnë praktikantë miratohet me kërkesë të tyre nga Urdhri i Punonjësve Socialë.
Të gjithë punonjësit socialë (të diplomuar para apo pas vitit 2020) të punësuar si punonjës social në institucionet publike apo jo publike dhe që kanë më pak se një vit punë mund ta kryejnë praktikën profesionale në institucionin ku janë të punësuar.
Urdhri ka filluar punën për hartimin e kërkesave për institucionet publike për të pranuar kandidatë për kryerjen e praktikës profesionale.
5. Çfarë duhet të bëj për tu paisur me liçensë pasi të mbaroj praktikën profesionale?
Kandidati në përfundim të praktikës i nënshtrohet Vlerësimit të Aftësimit Praktik. Më kalimin me sukses të Vlerësimit të Aftësimit Praktik kandidatit i nënshtrohet provimit të shtetit.
Për më shumë informacion ju lutemi lexoni të plotë Rregulloren e Praktikës Profesionale për profesionin e rregulluar të punonjësit socialë në Republikën e Shqipërisë në linkun: https://urdhriipunonjesvesociale.al/ligje-dhe-akte-nen…/
Gjithashtu për çdo pyetje apo sqarime të mëtejshme mund ti drejtoheni zyrave të Urdhrit në adresën Rruga “Jusuf Vrioni”, Pallati 1, Kati i I-rë (vendodhja në hartë https://www.google.com/…/data=!4m6!3m5…) , çdo ditë nga e hëna në të premte, në orarin 10:30-14:00!
Urdhri i Punonjësve Socialë në Shqipëri mbështetet nga UNICEF Albania