Për të Gjithë Punonjësit Socialë!

Për të gjithë punonjësit socialë!

Shoqata Kombëtare e Punonjësve Socialë dhe Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale – me mbështetjen e UNICEF-it – kanë ndërmarrë realizimin e një studimi që synon të shqyrtojë praktikën e punës sociale gjatë dhe pas pandemisë COVID-19. Rezultatet e studimit do të përdoren për të njohur mënyrat si i janë përgjigjur profesionistët e punës sociale pandemisë COVID-19 dhe për të zhvilluar programe me qëllim përgatitjen e punonjësve socialë në periudhën e pas-pandemisë. Studimi është pjesë e projektit “Adresimi i pasojave të pandemisë COVID-19: Një program që synon të përgatisë punonjësit socialë t’i përgjigjen pasojave afatgjata të pandemisë COVID-19” – projekt përmes të cilit Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale do të krijojë një traditë në fushën e punës sociale dhe menaxhimit të krizave.

Është shumë e rëndësishme që secili prej nesh si punonjës socialë të japim kontributin tonë për rritjen e profesionit përmes plotësimit të pyetësorit bashkangjitur!

Afati i fundit i plotesimit është sot datë 31 Mars!

https://forms.gle/2YCJVS2GDrDKKNiR6