NJOFTIM

Duke filluar që nga dita e nesërme datë 17.03.2023, të gjithë punonjësit socialë të cilët janë kualifikuar dhe ata të cilët do kualifikohen në vazhdimësi për t’u pajisur me licencë duhet të ndjekin këto hapa:

  1. Të bëjnë pagesën e miratuar prej 15.000 lekë (te reja) në çdo filial të Intesa SanPaolo Bank, Bank IBAN: AL93208110080000021274030701, me përshkrimin: Pagesë për tarifën e licencimit pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë
  2. Të paraqiten pranë zyrave të Urdhrit të Punonjësve Socialë me mandatin e pagesës dhe me një mjet identifikimi për të tërhequr licencën.

Zyrat e Urdhrit të Punonjësve Socialë ndodhen në adresën: Rruga “Jusuf Vrioni”, pallati 1, kati i I-rë, Tiranë.

Vendodhja në hartë:

https://www.google.com/maps/place/AQSCERT+(+Certificatoins+%26Inspection+Body)/@41.319364,19.8059693,19z/data=!4m6!3m5!1s0x1350305551c77db3:0x912fa9930e7ed9b1!8m2!3d41.3194004!4d19.8058937!16s%2Fg%2F11gbp0p92x

Në aktivitetin e planifikuar të zhvillohet me datë.21.03.2023, në shenjë simbolike për fillimin e proçesit të licencimit, do të shpërndahen vetëm disa licenca. Çdo punonjës social që është kualifikuar dhe shpallur në listat e publikuara mund të paraqitet pranë zyrave të Urdhrit për të tërhequr licencën duke filluar nga data 22 Mars 2023.

Ju faleminderit

Urdhri I Punonjësve Socialë