NJOFTIM PRAKTIKA PROFESIONALE
May 20, 2024
Urdhri i Punonjësve Socialë në Shqipëri njofton të gjithë anëtarët të cilët janë të detyruar ti nënshtrohen praktikës profesionale me qëllim pajisjen me license, se ka filluar procedura e regjistrimit për praktikën profesionale të supervizuar. Të gjithë anëtarët të cilët do paraqiten për regjistrim duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë për praktike profesionale
- Plani i punës se praktikës profesionale
- Kontrate mes supervizorit dhe praktikantit
- Dokument identifikimi
- Dëshmi penaliteti
- Diplomat e noterizuara
- Vertetim punësimi (nëse është I punësuar)
- Listë kontributesh (nëse është I punësuar)
- Praktikantët të cilët regjistrohen për herë të parë ( nuk janë anëtarë pranë Urdhrit) duhet të dorëzojnë mandatin e pagesës për tarifën e Regjistrimit – 2000 lekë (*Kryhet vetëm një herë në çastin dhe momentin e parë të regjistrimit*).
Kuotizacion vjetor – 5000 lekë.Pagesat për tarifën e regjistrimit dhe kuotizacioni vjetor mund kryhen në çdo filial të Intesa SanPaolo Bank, Bank IBAN: AL93208110080000021274030701, me përshkrimin: Pagesë për tarifën e regjistrimit dhe pagesë për tarifën e antarsimit në Urdhrin e Punonjësve Socialë
Paraprakisht punonjësit socialë duhet të kenë identifikuar supervizorin e praktikës nga lista emërore bashkëngjitur këtij njoftimi dhe institucionin ku do të zhvillojnë praktikën profesionale të supervizuar.
Sqarim: Punonjësit socialë që duhet ti nënshtrohen praktikës profesionale dhe janë të regjistruar pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë duhet të paraqiten pranë Urdhrit vetëm me këto dokumenta:
- Kërkesë për praktike profesionale
- Plani i punës se praktikës profesionale
- Kontrate mes supervizorit dhe praktikantit
- Kuotizacionin vjetor 2024 (nëse e keni paguar dhe dorezuar pranë Urdhrit nuk është ë nevojshme ta merrni me vete si dokument)
Ky njoftim është i rëndësishëm edhe për punonjësit social që duhet ti nënshtrohen praktikës profesionale që punojnë në shërbimin psiko-social në shkolla me qëllim paisjen me Certifikatën e Praktikantit për rinovimin e kontratave të punës.
Listen e dokumentave dhe supervizorëreve i gjeni me poshte.
Për çdo informacion të mëtejshëm na telefononi në numrin +355675002036