NJOFTIM I RËNDËSISHËM
September 15, 2023
Duke qenë se Kodi i Procedurës Penale, Kodi i Procedurës Civile dhe Kodi i Familjes parashikojnë raste ku gjykatat e të gjitha juridiksioneve mund të thërrasin Punonjës Socialë në cilësinë e ekspertëve, ose për të mundësuar dhe asistuar në pyetjen e subjekteve të caktuara nga gjykata dhe palët në proces, Urdhri i Punonjësve Socialë ka punuar ngushtësisht me Ministrinë e Drejtësisë me qëllim krijimin e hapësirave që punonjësit social të rëgjistrohen si ekspertë për ofrimin e ekspertizës së tyre pranë gjykatave të të gjitha niveleve në Republikën e Shqipërisë.
Në zbatim të nenit 224/a të Kodit të Proçedurës Civile dhe Udhëzimit të Ministrit të Drejtësisë Nr.10619, datë 19.10.2018 “Për krijimin, administrimin dhe vënien në dispozicion për publikun të Regjistrit Elektronik për Ekspertët”, i ndryshuar, parashikohet se, “Ekspertët zgjidhen nga një regjistër elektronik i personave të licensuar, i cili administrohet dhe publikohet nga Ministria e Drejtësisë ”.
Duke nisur nga dita e sotme çdo punonjës social, i paisur me licensë nga Urdhri i Punonjësve Socialë mund të aplikojë për t’u regjistruar si Ekspert Gjykate.
Kriterët për t’u regjistruar si Ekspert Gjykate në Regjistrin Elektronik të Ekspertëve janë të parashikuara në Udhëzimin e Ministritë të Drejtësisë Nr.10619, datë 19.10.2018 “Për krijimin, administrimin dhe vënien në dispozicion për publikun të Regjistrit Elektronik për Ekspertët”, i ndryshuar. Aplikimi për tu regjistruar si Ekspert Gjykate bëhet në Regjistrin Elektronik të Ekspertëve nëpërmjet portalit eAlbania.
Në të njëjtën kohë Urdhri do nisë një komunikim me të gjitha gjykatat e të gjitha niveleve me qëllim që të përmbushen detyrimet ligjore të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale, Kodin e Procedurës Civile dhe në Kodin e Familjes për thirrjen e punonjësve socialë si ekspertë në cështjet të cilat gjykatat shqyrtojnë.
Bashkangjitur në këtë njoftim gjeni dhe manualin e përdorimit – Aplikim për Ekspert Gjykate.
Faleminderit