NJOFTIM
February 13, 2024
Urdhri i Punonjësve Socialë në Shqipëri njofton të gjithë anëtarët se ka filluar kryerja e pagesës së tarifes vjetore për vitin 2024. Pagesat për tarifën e kuotizacionit vjetor mund kryhen në çdo filial të Intesa SanPaolo Bank, IBAN: AL93208110080000021274030701, me përshkrimin: Pagesë për tarifën e anëtarësimit për vitin 2024 në Urdhrin e Punonjësve Socialë. Tarifa është 5000 (të reja) lek dhe mandati i pagesës me emrin e Punonjësit Social duhet të dërgohet me postë tek adresa e Urdhrit të Punonjësve Socialë në Shqipëri, Rruga “Jusuf Vrioni”, Pallati 1, Kati i I-rë ose mund të sillet dorazi pranë Zyrave të Urdhrit. Afati i fundit për pagesën e kuotizacionit vjetor për vitin 2024, është data 31 Mars.
Bashkangjitur në këtë njoftim gjeni dhe mandatin e pagesës.
Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj.