NJOFTIM
February 1, 2024

Thirrje për supervizor të praktikës profesionale
Duke qënë se Urdhri i Punonjësve Socialë po punon për fillimin e procedurave të regjistrimit për Praktikën Profesionale të Supervizuar, kërkon që të gjithë Punonjësit Socialë që plotësojnë kriteret e mëposhtme, të shprehin interesin e tyre duke dërguar një email me Subjekt “Shprehje interesi për Supervizor” tek ups.shqiperi@yahoo.com .
Punonjësit Socialë të cilët janë anëtarë të Urdhrit, kanë më shumë se tre vite eksperiencë pune në Profesion dhe kanë tërhequr lejën për ushtrimin e profesionit, të shprehin interesin duke dërguar me email të dhënat e mëposhtme:
- Emër/mbiemër
- Vendbanimi
- Vendi i punës
- Numri i Licensës
Afati i fundit për shprehjen e interesit është data 15.02.2024. Përllogaritja e krediteve për supervizimin profesional do përcaktohet pas miratimit të Rregullores së Edukimit në Vazhdim.