Nisja e Procedurave për Anëtaresim dhe Liçensim në Urdhrin e Punonjësve Socialë!
September 30, 2022

Të nderuar kolegë dhe kolege punonjës/e social/e,
Në kuadër të fillimit të procesit për regjistrimin dhe liçensimin e punonjësve socialë në Shqipëri, Urdhri i Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë ju bën thirrje të gjithë punonjësve socialë që plotësojnë kriteret e përcaktuara si vijim të fillojnë me përgatitjen e dosjeve me dokumentacionin e kërkuar për tu anëtarësuar dhe liçensuar. Data e hapjes së dorëzimit të dosjeve me aplikimet dhe adresa do njoftohen shumë shpejt.
Kriteret e përcaktuara për thirrjen e parë për antarësim dhe liçensim janë si në vijim:
a. të jenë shtetas shqiptarë;
b. të kenë diplomën e studimeve të larta “Bachelor” dhe “Master shkencor” ose “Master profesional” në punë sociale sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë, lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, brenda apo jashtë vendit, të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin përpara vitit 2020 (hyrjes në fuqi të ndryshimeve të fundit ligjore të ligjit Nr.163/2014);
c. të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, që lidhet me ushtrimin e profesionit, në momentin e kërkesës për anëtarësim.
A) Dokumentacioni i kërkuar për t’u regjistruar si anëtar i Urdhrit të Punonjësve Socialë:
1. Fotokopje e Pasaportës ose Kartë ID të vlefshme;
2. Kërkesë për anëtarësim (standarte e përgatitur nga UPS);
3. Curriculum Vitae;
4. Diploma të noterizuara (bachelor dhe master), të cilat vërtetojnë studimet e kryera dhe titujt e fituar sipas ligjit;
5. Dëshmi penaliteti. (e tre muajve të fundit);
6. (tre) copë fotografi 3 x 4 cm.
Gjithashtu pjesë e dosjes më dokumentacionin e kërkuar, duhet që të jenë edhe mandatet e pagesave për dy tarifat e përcaktuara nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Punonjësve Socialë si më poshtë:
1. Tarifa e Regjistrimit – 2000 lekë (*Kryhet vetëm nje herë në çastin dhe momentin e parë te regjistrimit*).
2. Kuotizacion vjetor – 5000 lekë.
Mënyra e pagesës do të realizohet përmes bankës Intesa SanPaolo Bank, Bank IBAN: AL93208110080000021274030701, me përshkrimet: Pagesë për Tarifën e Regjistrimit dhe Pagesë për Kuotizacionin Vjetor të Anëtarësisë.
B) Dokumentacioni i kërkuar për t’u liçensuar:
1. Fotokopje e Pasaportës ose Kartë ID të vlefshme;
2. Kërkesë për liçensim (standarte e përgatitur nga UPS);
3. Curriculum Vitae;
4. Diploma të noterizuara (bachelor dhe master), të cilat vërtetojnë studimet e kryera dhe titujt e fituar sipas ligjit;
5. Vertetim original dhe i protokolluar se ke ushtruar profesionin e punonjësit social për të pakten 1 vit perpara dt.16.12.2020 të bashkëshoqëruar me vërtetimin për derdhjen e kontributeve dhe sigurimeve shoqerore (e-albania);
6. Dëshmi penaliteti. (e tre muajve të fundit);
7. (tre) copë fotografi 3 x 4 cm.
SHPJEGIME TË PËRGJITHSHME
Për të gjithë punonjësit socialë që duan vetëm të regjistrohen/anëtarësohen pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë duhet të dorëzojnë vetëm dokumentat e përmenduara në pikën A.
Punonjësit socialë që duan të regjistrohen/anëtarësohen dhe liçensohen duhet të dorëzojnë vetëm dokumentat e përmendura në pikën B, bashkë me mandatet e pagesave për tarifën e regjistrimit dhe mandatin e kuatizacionit vjetor.
Në lidhje me liçensimin, Komisioni i Liçensimit do shqyrtojë dosjet me dokumentacionin përkatës. Pas shqyrtimit të dokumentacionit do publikohet lista e punonjësve socialë që plotësojnë kriteret e përcaktuara për liçensim. Më pas do të proçedohet me pagesën e tarifës së liçensimit dhe marrjes së liçenses.
Përsa më sipër, ky njoftim është i vlefshëm për të gjithë punonjësit social që plotësojnë kriteret e mësipërme dhe që janë diplomuar prej hapjes së Degës së Punës Sociale në Shqipëri deri në vitin 2020, kur ka hyrë në fuqi ndryshimet e fundit të Ligjit Nr. 141/2020 “Për Urdhrin e Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë”.
Për të gjithë individët që nuk plotësojnë kriteret e mësipërme, si dhe për shtetasit e huaj do të ketë një njoftim të dytë.
Data për nisjen e dorëzimeve do të njoftohet shumë shpejt bashkë me adresën. Dokumentacioni i nevojshëm do të dorëzohet dorazi.
Shpjegim: Detyrimi për të dorëzuar dokumentacionin përkatës për tu bërë anëtar i Urdhrit të Punonjësve Socialë., është për të gjithë punonjësit social që i kanë dorëzuar dhe ata që nuk i kanë dorëzuar dokumentat përgjatë thirrjeve të hapura në vitin 2016 dhe në vazhdim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe ish Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
Linku për të shkarkuar kërkesën për anëtarsim: https://docs.google.com/…/1KdErxTVGKWQi15SVL9Jc…/edit…
Linku për të shkarkuar kërkesën për liçensim: https://docs.google.com/…/1mPjYTJLipKZdv5NuaWMG…/edit…
Për çdo pyetje apo informacion shtesë jeni të lutur për të kontaktuar përmes numrit të telefonit 00355675002024, ose në adresën e emailit: ups.shqiperi@yahoo.com
Me respekt,
Urdhri i Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë