Në Lidhje me Procedurat për Anëtarësim dhe Liçensim në Urdhrin e Punonjësve Socialë

SQARIM

Në lidhje me disa paqartësi të disa kolegëve për proçesin e regjistrimit, anëtarësimit dhe liçensimit:

Profesioni i punës sociale në Shqipëri është një profesion i rregulluar bazuar në ligjin Nr.10 171, datë 22.10.2009 “Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë”.

Ligji Nr.163/2014 (i ndryshuar për herë të fundit me ligjin Nr 141/2020) “Për Urdhrin e Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë” ka si objekt rregullimin dhe organizimin e veprimtarisë së Urdhrit të Punonjësve Socialë, si dhe marrdhëniet juridike dhe etiko profesionale të punonjësve socialë.

Në nenin 8 të ligjit Nr. 163/2014 “Për Urdhrin e Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë” është e përcaktuar që asnjë individ nuk mund të ushtrojë profesionin e punonjësit social, në sistemin publik apo privat në Republikën e Shqipërisë, pa qenë anëtar i Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe pa qenë i pajisur me liçensën për ushtrimin individual të profesionit të lëshuar nga ky organizëm.

Regjistrimet që janë thirrur nga ish Ministria e Mirëqenies Sociale në vitin 2016 dhe në vazhdim në vitin 2021 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kane patur si qellim krijimin e Asamblese Themeluese te Urdhrit me qëllim zgjedhjen e organeve drejtuese të Urdhrit. Tashmë Urdhri është krijuar dhe ka miratuar rregulloret përkatese për funksionimin dhe të gjitha proçeset e tjera në funksion të rregullimit të profesionit dhe hapjes së proçedurave për regjistrim, antarësim dhe liçensim nga Urdhri i Punonjësve Socialë. Për këtë arsye është kërkuar që të dorëzohet dokumentacioni nga e para pranë Urdhrit.

Bazuar në ligjin nr 163/2014 për Urdhrin e Punonjësve Socialë, Urdhri vendos kuota për regjistrim, anëtarësim, liçensim për të gjithë ata qe duan të bëhen anëtar të Urdhrit dhe të ushtrojnë profesionin e punonjësit social siç funksionon me çdo urdhër tjetër profesional. Në lidhje me caktimin e tarifave nga Këshilli Kombëtar është marrë në konsideratë interesi me i lartë i punonjësve socialë duke caktuar vlerat më minimale referuar dhe pagave aktuale të punonjësve social.

Akush nuk është i detyruar të bëhët anëtar i Urdhrit në qoftë se nuk e ushtron apo nuk e ka në plan të ushtrojë profesionin. Për sqarime të mëtejshme do organizohet një zoom meeting në ditët në vijim ku do keni mundësinë për të bërë pyetje dhe për të marrë sqarime për cdo paqartësi që mund të keni.