Miratohet Statuti i Urdhrit të Punonjësve Socialë nga Këshilli Kombëtar!

Miratohet statuti i Urdhrit të Punonjësve Socialë nga Këshilli Kombëtar!

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësve Socialë ku në fokus ishte finalizimi dhe miratimi i statutit të Urdhrit. Miratimi i statutit i hap tashmë rrugën formalizimit dhe zbatimit të planit të aktiviteteve për fuqizimin e profesionit të punës sociale në Shqipëri.

Vlen të theksohet fakti se për përgatitjen e statutit Këshilli Kombëtar punoi për tre muaj deri në finalizimin dhe miratimin e ditës sotme. Ditët në vijim ky statut do të depozitohet në institucionet përkatëse për rëgjistrimin dhe formalizimin e Urdhrit.

Falenderojmë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësve Socialë për dedikimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në përgatitjen e statutit duke u udhëhequr nga parimi i interesit më të lartë të punonjësit social.