Miratohet Rregullorja e Praktikës Profesionale

Miratohet Rregullorja e Praktikës Profesionale nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Me datë 27 dhjetor 2022 është nënshkruar Urdhëri i Përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrisë së Arsimit për miratimin e rregullores së praktikës profesionale të profesionit të rregulluar të punonjësit social.

Rregullorja e Praktikës Profesionale i hap rrugën proçesit të liçensimit dhe ushtrimit të profesionit të punonjësit social. Miratimi i rregullores vjen rishtaz pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Urdhrit të Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rregullimin e mënyrës së ushtrimit të profesionit të punës sociale sipas legjislacionit në fuqi dhe kryerjes së praktikës profesionale.

Bashkëpunimi ndërsektorial është i rëndësishëm në vendosjen e standardeve dhe promovimin e profesionit të punës sociale.