Kordinator Rajonal të Urdhërit të Punonjësve Socialë

THIRRJE PËR APLIKIM

KOORDINATOR RAJONAL

Në kuadër të organizimit të strukturave edhe në nivel lokal, Urdhri i Punonjësve Socialë shpall thirrjen për Koordinator Rajonal në nivel Qarku (12 Qarqe). Koordinatori Rajonal është pjesë shume e rëndësishme e Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe kryen veprimtaritë që i caktohen nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Punonjësve Socialë bazuar në rregulloren e Këshillit Kombëtar. Koordinatori do të angazhohet vullnetarisht në përmbushjen e veprimtarive të caktuara.

Kandidatët për Koordinator Rajonal duhet të plotësojnë këto kritere:

a) të jenë shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Shqipëri;

b) të jenë anëtarë të Urdhërit;

c) të kenë përvojë jo më pak se 5 (pesë) vjet në ushtrimin e profesionit të punonjësit social;

ç) të mos kenë marrë masë disiplinore në 5 (pesë) vitet e fundit;

d) të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

e) të kenë eksperiencë në koordinim aktivitetesh.

Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët:

• CV;

• Letër motivimi;

• 2 Letra rekomandimi nga profesionistë të fushës së punës sociale;

• Dëshmi penaliteti;

Dokumentacioni duhet të dërgohet me email në adresën ups.shqiperi@yahoo.com brenda datës 20 korrik 2022.