Koha është tani për punën sociale

“Koha është tani për punën sociale” është një temë frymëzuese në ditën Botërore të Punës Sociale. Është një thirrje për veprim në një kohë kaq sfiduese. Në mes të një pandemie globale, pabarazive në rritje, sjelljeve diskriminuese, një frymë dëshpërimi dhe dekurajimi dhe kërcënimeve të luftës roli i punës sociale është thëlbësor!

Profesioni i Punës Sociale i riformulon këto sfida në një thirrje për veprim për të promovuar drejtësinë sociale, për të adresuar pabarazitë dhe për të iniciuar ndryshime për t’i dhënë komuniteteve më të prekura shërbimet e duhura. Punonjësit socialë janë gjithmonë aty, në sfida dhe vështirësi duke bërë pjesën e tyre për të nxitur më shumë drejtësi sociale dhe ekonomike.

Gëzuar ditën Botërore të Punës Sociale të gjithë punonjësve socialë në të gjithë Shqipërinë! Gëzuar për sakrificat në emër te misionit dhe vizionit që na përcjell çdo ditë të ofrimit të shërbimeve!