Hapet Faza e Dytë e Aplikimeve për të Gjithë të Interesuarit
January 18, 2023

Hapet faza e dytë e aplikimeve për të gjithë të interesuarit
Të nderuar kolegë,
Dukë filluar nga data 19.01.2023 hapet faza e dytë e aplikimeve për regjistrim anëtarësim dhe liçensim për të gjithë ata individë që nuk kanë patur mundësinë të dorëzojnë dokumentat gjatë fazës së pare dhe për të gjithë të interesuarit. Dosjet me dokumentacionin e kërkuar duhet të dorëzohen dorazi pranë zyrave të Urdhrit të Punonjësve Socialë në adresën rruga “Jusuf Vrioni”, pallati 1, kati i I-rë, çdo ditë nga e hena në të premte ora 10:30-14:00. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 10 shkurt 2023.
Ju lutemi lexoni me vëmendje sqarimet e mëposhtme;
Individët që duan të aplikojnë për tu regjistruar, anëtarësuar dhe liçensuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- të jenë shtetas shqiptarë;
- të kenë diplomën e studimeve të larta “Bachelor” dhe “Master shkencor” ose “Master profesional” në punë sociale sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë, lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, brenda apo jashtë vendit, të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin
- të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, që lidhet me ushtrimin e profesionit, në momentin e kërkesës për anëtarësim.
A) Dokumentacioni i kërkuar për t’u regjistruar si anëtar i Urdhrit të Punonjësve Socialë:
- Fotokopje e Pasaportës ose Kartë ID të vlefshme;
- Kërkesë për anëtarësim (standarte e përgatitur nga UPS dhe mund ta shkarkoni ketu https://urdhriipunonjesvesociale.al/aplikim-per…/
- Curriculum Vitae;
- Diploma të noterizuara (bachelor dhe master), të cilat vërtetojnë studimet e kryera dhe titujt e fituar sipas ligjit;
- Dëshmi penaliteti. (e tre muajve të fundit);
- Tre copë fotografi 3 x 4 cm.
Gjithashtu pjesë e dosjes më dokumentacionin e kërkuar, duhet që të jenë edhe mandatet e pagesave për dy tarifat e përcaktuara nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Punonjësve Socialë si më poshtë:
- Tarifa e Regjistrimit – 2000 lekë (*Kryhet vetëm nje herë në çastin dhe momentin e parë te regjistrimit*).
- Kuotizacion vjetor – 5000 lekë.
Mënyra e pagesës realizohet përmes bankës Intesa SanPaolo Bank, Bank IBAN: AL93208110080000021274030701, me përshkrimet: Pagesë për Tarifën e Regjistrimit dhe Pagesë për Kuotizacionin Vjetor të Anëtarësisë.
Sqarim: Kjo thirrje e dytë për regjistrim dhe anëtarësim është e vlefshme edhe për ata punonjës social që kanë mbaruar të dyja ciklet e studimit bachelor dhe master në punë sociale pas vitit 2020.
B) Dokumentacioni i kërkuar për t’u liçensuar:
- Fotokopje e Pasaportës ose Kartë ID të vlefshme;
- Kërkesë për liçensim (standarte e përgatitur nga UPS dhe mund ta shkarkoni këtu https://urdhriipunonjesvesociale.al/aplikim-per…/);
- Curriculum Vitae;
- Diploma të noterizuara (bachelor dhe master), të cilat vërtetojnë studimet e kryera dhe titujt e fituar sipas ligjit;
- Vertetim original dhe i protokolluar se ke ushtruar profesionin e punonjësit social për të pakten 1 vit perpara muajit tetor 2022 të bashkëshoqëruar me vërtetimin për derdhjen e kontributeve dhe sigurimeve shoqerore (e-albania);
- Dëshmi penaliteti. (e tre muajve të fundit);
- Tre copë fotografi 3 x 4 cm.
Sqarim: Në lidhje me kriteret e liçensimit për këtë fazë janë të përcaktuara nga dispozitat ligjore të Ligjit Nr.10 171, datë 22.10.2009 PËR PROFESIONET E RREGULLUARA NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, Ligji Nr. 163/2014 PËR URDHRIN E PUNONJËSVE SOCIALË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË dhe Urdhrit të Përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË PRAKTIKËS PROFESIONALE PËR PROFESIONIN E RREGULLUAR TË PUNONJËSIT SOCIAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.
Punonjësit socialë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën B dhe duan të aplikojnë për t’u liçensuar duhet të dorëzojnë vetëm dokumentat e përmendura në pikën B, bashkë me mandatet e pagesave për tarifën e regjistrimit dhe mandatin e kuatizacionit vjetor të përmendura në pikën A.
Sqarim: Punonjësit socialë që nuk përmbushin kriterin nr 5 në pikën B (një vit punë para tetor 2022) ju lind e drejta për tu regjistruar dhë anëtarësuar pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe subjekti është I detyruar të vazhdojë praktikën profesionale deri sa ti plotësohet një vit në ushtrimin e profesionit të punonjësit socialë me pas mund të aplikojë për liçensim.
Punonjësit socialë të cilët nuk kanë eksperiencë punë në profesion si punonjës social por duan të liçensohen do I nënshtrohen rregullave të përcaktuara në Rregulloren e Praktikës Profesionale miratuar me Urdhër të Përbashket nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit (https://urdhriipunonjesvesociale.al/…/Rregullore…)
Individët të cilët nuk kanë të dy ciklet e studimit (bachelor+master) do I nënshtrohen rregullave të përcaktuara në VKM Nr. 228, datë 13.4.2022 PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, KRITEREVE DHE AFATEVE PËR NDJEKJEN E PROGRAMEVE TË FORMIMIT E TË KUALIFIKIMIT PROFESIONAL, TË AFATEVE TË VAZHDIMIT TË USHTRIMIT TË PROFESIONIT DHE TË ANËTARËSIMIT NË URDHRIN E PUNONJËSVE SOCIALË PËR INDIVIDËT QË NUK KANË FORMIMIN E KUALIFIKIMIN PROFESIONAL MINIMAL (https://urdhriipunonjesvesociale.al/…/VKM-dispozita…)
Sipas nenit 19 te ligjit Nr. 163/2014 PËR URDHRIN E PUNONJËSVE SOCIALË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË (https://urdhriipunonjesvesociale.al/…/Ligji-Urdheri-i…) regjistrohen përkohësisht në një regjistër të posaçëm të Urdhrit deri në përmbushjen e kritereve të nevojshme të anëtarësimit.
Të gjithë aplikuesit për liçensim gjatë fazës së parë janë të lutur të bëjnë verifikimin e aplikimit të tyre në regjistrin e liçensimit https://urdhriipunonjesvesociale.al/aplikim-per-lincensim/ . Kushdo që ka aplikuar për liçensim por nuk gjen emrin në këtë regjistër elektronik është i lutur t’i drejtohet fizikisht vetë zyrave të Urdhrit për korrigjimet përkatëse. Edhe një herë kjo nuk është lista finale e personave të kualifikuar për liçensim gjatë fazës së parë por është lista e aplikuesve. Komisioni do shqyrtoje të gjitha dosjet në një kohë të arsyeshme.
Për çdo pyetje apo sqarime të mëtejshme mund ti drejtoheni zyrave të Urdhrit ne adresën “Jusuf Vrioni”, pallati 1, kati i I-rë ( https://goo.gl/maps/Py79WnzrxBwbdySL9) , çdo ditë nga e hena në të premte ora 10:00-16:00 për tu sqaruar për çdo paqartësi që mund të keni dhe për të marrë çdo informacion ose na shkruani në adresën e emailit ups.shqiperi@yahoo.com.