Gjatë Ditës së Djeshme u Zhvillua Dita e Parë e Kongresit të Parë të Shëndetësisë në Shqipëri!

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua dita e parë e Kongresit të Parë të Shëndetësisë në Shqipëri! Kongresi i Shëndetësisë synon të sjellë së bashku politikëbërësit, ekspertët shëndetësorë, profesionistët e kujdesit shëndetësor, përdoruesit e shërbimeve dhe aktorë të tjerë në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për tu angazhuar në dialog në lidhje me sfidat e sistemit shëndetësor.

Në sesionin “Qasja shumëdimensionale në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe social, në përgjigje të ndryshimeve dinamike demografike”, pjesë e panelit ishte i ftuar dhe Kryetari I Urdhrit të Punonjësve Socialë.

Gjatë fjalës së tij Kryetari I Urdhrit foli për rolin e punonjësit social në sistemin shëndetësor në sigurimin e mirëqenies sociale të pacientit si pjesë e pandashme e kujdesit shëndetësor. Gjithashtu Z.Vataj kërkoi përfshirjen e punonjësve socialë në qendrat shëndetësore dukë i dhënë mundësinë pacienteve për trajtim multidisiplinar socio-shëndetësor që në shërbimin shëndetësor parësor.

Nuk ka shërbime socio-shëndetësore dhe të integruara pa përfshirjen e punonjësve socialë në të gjitha strukturat e shërbimit shëndetësor!

#muajipunëssociale

Gjatë Ditës së Djeshme u Zhvillua Dita e Parë e Kongresit të Parë të Shëndetësisë në Shqipëri! – Instagram

Gjatë Ditës së Djeshme u Zhvillua Dita e Parë e Kongresit të Parë të Shëndetësisë në Shqipëri! – Facebook