KUSH PËRJASHTOHET NGA PRAKTIKA PROFESIONALE DHE PROVIMI I SHTETIT?
April 13, 2023
Me datë 11.10.2022, Urdhri i Punonjësve Social ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rregullimin e mënyrës së ushtrimit të profesionit të punonjësit socialë.
Në nenin 5 të kësaj marrëveshje përcaktohen rastet e përjashtimit nga praktika profesionale si mëposhtë:
- Përjashtohet plotësisht nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale kandidati i cili provon se:
- Ka ushtruar profesionin në mënyrë të rregullt profesionin si punonjës social, për të paktën një vit para hyrjes në fuqi të Rregullores së Praktikës Profesionale (hyja në fuqi Rregullores së Praktikës Profesionale 27.12.2022).
- Përjashtohet pjesërisht nga detyrimi për kryerjen e paktikës profesionale, kandidati i cili provon se:
- Ka ushtruar profesionin në mënyrë të rregullt si punonjës social, për më pak se një vit para hyrjes në fuqi të Rregullores së Praktikës Profesionale për Profesionin e Rregulluar të Punonjësit Social (hyja në fuqi Rregullores së Praktikës Profesionale 27.12.2022).
- Subjekti është i detyruar të vazhdojë praktikën deri sa, së bashku me kohën që i konsiderohet e përjashtuar nga prakitka sipas shkronjës a, të kësaj pike, të plotësojë të paktën një vit praktikë
Me datë 27.12.2022 është firmosur Urdhëri i Përbashkët “Për Miratimin e Rregullores së Praktikës Profesionale për Profesionin e Rregulluar të Punonjësit Social në Republikën e Shqipërisë.
Bazuar në ligjin Nr. 163/2014 (i ndryshuar) për Urdhrin e Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë, të ligjit Nr.10 171, datë 22.10.2009 për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë, në Statutin e Urdhrit të Punonjësve Socialë, në Rregulloren për Regjistrin, Anëtarësimin dhe Licensimin në Urdhrin e Punonjësve Socialë, Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe ne Rregulloren e Praktikës Profesionale për Profesionin e Rregulluar të Punonjësit Social në Republikën e Shqipërisë kriteret për miratimin e aplikimeve për licensim për kandidatët që përjashtohen nga praktika profesionale janë si vijon:
- të jenë shtetas shqiptarë;
- të kenë diplomën e studimeve të larta “Bachelor” dhe “Master shkencor” ose “Master profesional” në punë sociale sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë, lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, brenda apo jashtë vendit, të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin (përpara dates 26.11.2020, ndryshimet e fundit ligjore të ligjit Nr.163/2014).
- të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, që lidhet me ushtrimin e profesionit, në momentin e kërkesës për anëtarësim.
- të kete ushtruar në mënyrë të rregullt profesionin si punonjës socialë, për të paktën një vit para hyrjes në fuqi (27.12.2022) të Rregullores së Praktikës Profesionale.
- kandidatët që kanë ushtruar profesionin në mënyrë të rregullt si punonjës social, për më pak se një vit para hyrjes në fuqi (27.12.2022) të Rregullores së Praktikës Profesionale për Profesionin e Rregulluar të Punonjësit Social janë të detyruar të vazhdojnë praktikën deri sa, së bashku me kohën që iu konsiderohet e përjashtuar nga prakitka të plotësojnë të paktën një vit praktikë.
Kandidatët që përjashtohen plotësisht dhe pjesërisht nga praktika profesionale fillimisht janë të detyruar të regjistrohen dhe anëtarësohen në Urdhrin e Punonjësve Socialë.
Kandidatët që përjashtohen pjesërisht kanë të drejtë të aplikojnë për licensim kur të plotësohet afati kohor prej një viti i praktikës.
Dokumentacioni i kërkuar për t’u licensuar për kandidatët që përjashtohen nga praktika profesionale:
- Fotokopje e Pasaportës ose Kartë ID të vlefshme;
- Kërkesë për liçensim (Shkarkojeni këtu: https://urdhriipunonjesvesociale.al/aplikim-per-regjistrim-anetaresim/);
- Curriculum Vitae;
- Diploma të noterizuara (bachelor dhe master), të cilat vërtetojnë studimet e kryera dhe titujt e fituar sipas ligjit në fushën e punës sociale;
- Vertetim origjinal dhe i protokolluar se ke ushtruar profesionin e punonjësit social për të pakten 1 vit perpara dates 27.12.2022 të bashkëshoqëruar me vërtetimin për derdhjen e kontributeve dhe sigurimeve shoqerore (e-albania);
- Dëshmi penaliteti. (e tre muajve të fundit);
- Tre copë fotografi 3 x 4 cm.
Vertetimin e punësimit mund ta kërkoni pranë punëdhenësit ku keni ushtruar profesionin si punonjës/e social/e. Vertetimi duhet të jetë i protokolluar dhe të specifikohet eksperienca punës si punonjës social. Gjithashtu duhet të specifikohet subjekti i vertetimit drejtuar Urdhrit të Punonjësve Socialë.