KOMBINIMET BACHELOR MASTER PËR T’U ANTARËSUAR DHE LICENSUAR NË URDHRIN E PUNONJËSVE SOCIALË
April 13, 2023
Mund të aplikojnë për t’u anëtarësuar dhe liçensuar nga Urdhri i Punonjësve Socialë vetëm ata individ të cilat kanë ciklin bazë (bachelor) në punë sociale dhe masterat e mëposhtëm:
Universiteti i Tiranës, Fakulteti Shkencave Sociale, Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale
- Master profesional në “Punë Sociale të Avancuar” me drejtim në shëndetësi dhe arsim;
- Master profesional “Analist i Politikave Sociale”;
- Master Shkencor në “Punë Sociale të Avancuar” me tre drejtime: klinik, politikë sociale dhe organizim komunitar;
- Master Shkencor në “Administrimin e Shërbimeve Sociale”;
- Master Shkencor në “Çështje të Fëmijës dhe Familjes”;
- Master Shkencor në “Shërbime Sociale në Drejtësinë Penale”;
- Master Shkencor në “Komunikimin për Ndryshimin Social dhe të Sjelljes;
- Master shkencor në “Përkatësi gjinore dhe zhvillim”;
Universiteti i Elbasanit, Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukatës Qytetare
- Master Shkencor në Shërbime Sociale;
- Master Profesional Familja dhe Fëmijët;
- Master Profesional Shërbim Prove;
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Fakulteti i Edukimit
- Master profesional në Shërbime Sociale dhe Komunitare;
Universiteti i Shkodres Luigj Gurakuqi, Departamentit Psikologji-Punë Sociale
- Master profesional Shërbime Sociale
Universiteti Barleti, Tiranë, Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit
- Master Shkencor Punë Sociale në Sistemin Arsimor
Çdo punonjës social që ka mbaruar studimin bazë bachelor në punë sociale dhë ciklin e dytë në një nga masterat e listuar mësipër mund te aplikojë për regjistrim, anëtarësim dhe licensim.
Çdo individ që ka përfunduar ciklin bachelor dhe master në degë të përafërta (psh. Administrim dhe Politikë Sociale, Sociologji, Filozofi, Psikologji etj) nuk mund të regjistrohet dhe antarsohet në Urdhrin e Punonjësve Socialë.